SHKODËR - Zhbllokohet situata e likujdimeve financiare në Bashkinë e Shkodrës. Në kushtet kur ditën e djeshme (20 gusht) kryetares së Bashkisë së Shkodrës, i ka mbaruar zyrtarisht mandati, Voltana Ademi i ka deleguar firmën e saj nënkryetares, Emilja Koliqi.
Ditën e djeshme, Bashkia e Shkodrës, me firmë të Voltana Ademit, kërkoi likujdime për bashkinë në Degën e Thesarit të Shkodrës, por përmes disa komunikimeve me e-mail, dega e Shkodrës kërkoi informacion në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit në Ministrinë e Financave, nga ku u mor përgjigjja se "sipas ligjit, kryetares së Bashkisë i mbaron mandati më datë 20.08.2019, ora 16:30 sipas orarit zyrtar, për ditët në vijim do të jetë këshilli bashkiak që duhet të zgjidhë problemin".
Por sot, Ministria e Financave sqaroi në një reagim zyrtar, se në zbatim të ligjit, janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore. Këto likujdime do të vazhdojnë të kryhen, pasi tashmë firmën për këto veprime e ka marrë nënkryetarja e Bashkisë. Kryetari i Zgjedhur më 30 qershor, Valdrin Pjetri, u tërhoq nga detyra ende pa u betuar si kryebashkiak, pas publikimit të një vendimi nga drejtësia italiane që ai kishte marrë shumë vite më parë me dënim nga shteti fqinj dhe gjobë për drogë.
"Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi. Përsa i përket kësaj situate, Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron se: Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër, të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore. Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega e Thesarit, Shkodër, ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm përsa më sipër. Kështu që bazuar mbi të gjitha këto arsyetime që paraqitëm më lart, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster është në funksion të zbatimit të ligjit për të gjithë qytetarët njësoj pa dallime", thuhet në reagimin e plotë të Ministrisë së Financave.
Pra, ngërçi është krijuar pasi ditën e djeshme Bashkia e Shkodrës ka dërguar shkresa në degën e thesarit me firmën e ish-kryetares Voltana Ademi, kur në fakt mandati i saj përfundoi zyrtarisht ditën e djeshme. Kjo situatë u zhbllokua me kalimin e kompetencave tek nënkryetarja, Koliqi.
Voltana Ademi: Unë jam kryetarja e Bashkisë së Shkodrës
Voltana Ademi në një reagim sot për mediat, tha se ajo vijon të jetë kryetare Bashkie, derisa qytetarëve tu ofrohet mundësia për të zgjedhur në një garë të vërtetë elektorale. Presidenti Ilir Meta me tërheqjen e Valdrin Pjetrit, nuk ka dekretuar datë të re zgjedhjesh për Bashkinë e SHkodrës, siç është procedura normale në të tilla raste, duke u shprehur se zgjedhjet e 30 qershorit ishin nul, dhe se zgjedhjet për kryetar bashkie do të përsëriten më 13 tetor në të gjitha bashkitë e vendit.
"Ne operojmë me fondet e familjes sonë, të banorëve të Shkodrës, si një familje e madhe. E vetmja bashki në Shqipëri që mbahet me atë se cfarë banorët e Shkodrës kontribuojmë përmes taksave dhe tarifave vendore. Bllokimi për një ditë nuk i bën asgjë Shkodrës. Është një cështje që do të shqyrtohet shpejt nga Ministria e Financave dhe maksimumi ajo mund të pengojë biznesin për përfitimet që duhet të marrin, por edhe banorët për shërbimet që duhet të marrin. Veprimi është i paprecedentë, është politik në atë që kam lexuar nuk mund ta imagjinoj që një nëpunës civil të shprehet për mandate politike lidhur me një bashki. Është një tagër që nuk i takon. Është përgjegjësi institucionale dhe individuale, në atë që ata kanë shkruar me e-mail me bashkinë e Shkodrës. Nuk ka komunikim zyrtar, është e pamoralshme", u shpreh ish-kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi.
A do ta lirojë ajo zyrën për mbledhjen e këshillit bashkiak i cili u konstituua? Voltana Ademi përgjigjet:
"Unë jam kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, kur them që duhet t'i jepet mundësia për zgjedhje, duhet të jetë mundësi për alternativa zgjedhjesh. Legjitimiteti i Këshillit Bashkiak nuk e vendos kryetari i Bashkisë, reagimi qytetar ka qenë. Do ja lëmë qytetarëve të vendosin në ditët në vijim se cfarë do të ndodhë. Bashkia e Shkodrës në asnjë rast nuk do të veprojë kundër ligjit. Kjo periudhë është periudhë tranzitore. Duhet të shkojnë me domemos në zgjedhje".
Voltana Serbja Nazistja hundekrraba ose Nafije dybeku e shkodres e ka humbur fillin e kallamit, po i mbaron vajguri,,,,i perjetshem qofte kujtimi i saj,,,,
Përgjigju