Vritet në Milano ultrasi i zikaltërve, zbrazet stadiumi në ndeshjen Inter - Sampdoria

Vritet në Milano ultrasi i zikaltërve, zbrazet stadiumi në ndeshjen Inter - Sampdoria

Zona e ultrasve e boshatisur gjatë ndeshjes

Ultrasi historik i Inter, Vitorio Boiocchi u vra këtë të shtunë pranë banesës së tij në Milano. 70 vjeçari që njihej si ndër mbështetësit më të mëdhenj të zikaltërve ka marrë pesë plumba në shpinë gjatë një atentati të organizuar rreth orës 20:00.

Boiocchi, sipas Il Giorno po udhëtonte për në shtëpi më këmbë, teksa në afërsi të banesës persona të paidentifikuar e kanë qëlluar pesë herë me armë. 70 vjeçari nuk mundi t'i rezistonte plagëve.

Lajmi është mësuar në nisje të ndeshjes Inter - Sampdoria që u zhvillua në mbrëmjen e së shtunës, me ultrasit e Inter që kanë braktisur stadiumin në nderim të figurës së tifozit.

S.Dh/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite

Pavel Nedved harron Juventusin, gati kontrata e re në Arabinë Saudite