TIRANË - Largoni për një çast kompleksin e madhështisë që ju ofron karrigia e kryeministrit dhe zbrisni në terren të shikoni situatën e vështirë ku është katandisur ky vend. Me këtë thirrje i drejtohet kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama, Shoqata Për Mbrojtjen e Të Larguarve nga Puna me kryetare Nertila Qafzezin. Përmes një letre publike drejtuar kryeministrit në emër të familjeve shqiptare, që sipas kësaj Shoqate jetojnë në kulmin e varfërisë, i kërkohet Ramës që të dalë e të takojë ata njerëz që sot kërkojnë një mundësi për mbijetesë.
 
Kjo shoqatë e quan propagandë politikën e punësimit që ka ndërmarrë qeveria, pasi sipas Qafzezit, tregu është drejt falimentit si pasojë e reformave shtrënguese dhe nuk ofron asnjë mundësi punësimi. Përballë kësaj situate, thuhet në letër, qëndron një realitet tjetër: Qeveria po kërcënon familjet në nevojë se do t’i heqë edhe ndihmën ekonomike.
 
”Në emër të mijëra punëkërkuesve të papunë ju bëjmë thirrje se vendi është në emergjencë kombëtare, se kjo varfëri nuk durohet dot më, se lakun shqiptarëve po ja u shtrëngoni aq fort sa nuk po munden më as të besojnë se në këtë vend ka qeverisje… Një situatë e jashtëzakonshme në realitetin shqiptar, si kurrë më parë…”, - thuhet në letër.
 
Letra publike për shefin e qeverisë
 
Drejtuar Kryeministrit: Z, Edi Rama
 
1. Shqiperia ne kulmin e varferise.
2. Te papunet nuk kane mundesi punesimi, perballe nje tregu pune qe nuk ofron pune drejt  falimentimit.
3. Punesimi nepermjet Zyrave te Punesimit nje propagande boshe.
4. Familjet me ndihme ekonomike sot po i kercenoni se do i hiqni edhe ate shume simbolike perballe ofertave fantazme te punesimit qe ju ofroni. Nderkohe qeverise tuaj dhe ministrave ju ofroni  makina luksi.

Z.Kryeminister sot po ju drejtohemi ju ne emer te mijera familjeve shqiptare, qe sot po jetojne ne mjerim te thelle. Kerkojme nga  ju qe per nje cast, te zbrisni ne terren, te largoni per nje cast kompleksin e madheshtise qe ju ofron karrigia e kryeministrit, tek ata njerez qe sot kerkojne nje mundesi, ta shihni situaten e veshtire se ku eshte katandisur nga Ju ky vend dhe propaganda qe sot po perpiqeni tja ofroni ketij populli sapunin per djathe.

 A munden ta besojne me shqiptaret, ate qe ofroni ju nepermjet iluzionit se gjithcka shkon mire, perballe varferise ekstreme qe ka pllakosur vendin, ku njerezit po bien ne depresion cdo dite? Ju bejme me dije se e verteta eshte kjo: Se tregu i punes nuk ofron punesim per te papunet qe ju i hodhet ne rruge pasi bizneset nga reformat e kesaj qeverie dita dites po mbyllin qepenat. Zyrat e punes qe ju na I shitet si dallendyshet e para te pranveres se rilindjes, qe do te sillnin nje stine te re ne punesimin e te papuneve, nuk ofrojne mundesi punesimi. Te vetmet oferta qe mund te  paraqiten jane fason, call center, te cilat  jane punesim sezonal. Si mundeni Ju te kercenoni  shtresen me te varfer  te ketij vendi se perballe punesimit fantazme do t’i hiqni edhe ndihmen ekonomike?

Ne emer te mijera punekerkuesve te papune ju bejme thirrje se vendi eshte ne emergjence kombetare, se kjo varferi nuk durohet dot me, se lakun shqiptareve po ja u shtrengoni  aq fort sa nuk po munden me as te besojne se ne kete vend ka qeverisje… Nje situate e jashtezakonshme ne realitetin shqiptar, si kurre me pare…
 
                                                                                                                                                                   Kryetare
                                                                                                                                                             Nertila Qafzezi

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)