Në Kodrën e Pusit në Lushnje vijojnë gërmimet për vijueshmërinë e zbulimit të themeleve të një ndërtese.
Prej disa javësh, kjo zonë është kthyer në qendër gërmimesh arkeologjike për ndërtesën e Antikitetit të Vonë që mendohet se daton në shek. V-VI para Krishtit.
Ministria e Kulturës ka ndarë videon në rrjetet sociale duke bërë me dije se gërmimet do të vijojnë për të mësuar më shumë mbi godinën dhe kontekstin e saj kulturor.
“Gërmimet arkeologjike vijojnë intensivisht në Kodrën e Pusit, pranë fshatit Murrizë (Lushnje), ku po zbulohen gradualisht themelet e një ndërtese me përmasa të mëdha. Të dhënat e deritanishme tregojnë se zona ka qenë e banuar në periudhën e Antikitetit të Vonë, duke sjellë informacione të vlefshme mbi zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të saj. Gërmimet do të vijojnë për të zbuluar më shumë detaje rreth funksionit të godinës dhe kontekstit të saj kulturor”, shkruhet krah postimit.
Deri më tani, janë gjetur materiale prej qeramike, monedha të ndryshme dhe çatia e ndërtesës.
Komente








