SIRI- Militantët e ISIS janë duke përdorur në masë armë të prodhuara në SHBA falë konfiskimit të këtyre armatimeve më të hershme që u kanë bërë trupave qeveritare irakene dhe rebelëve sirian. Këto armatime të cilësisë së lartë konsiderohen nga ekspertët si faktor dominiues në suksesin e shpejtë të xhihadistëve të Kalifatit Islamik.
Ky fakt është konfirmuar nga studimi më i fundit i CAR, një grup kërkimor mbi armatimet me bazë në Londër, pasi ka kryer investigimet e duhura “në terren” në Irak dhe Siri. Fakti se militantët e Isis po përdorin armatime amerikane dihej prej kohësh, por studimi i CAR është i pari në llojin e tij jo vetëm pse është një organizatë jo qeveritare por edhe përse jep të dhëna tepër të detajuara dhe mbi tipologjinë e dhe origjinën e këtyre armatimeve. Keto të fundit të marra drejt për drejt nga terreni.
Sipas këtij studimi, ndër armët e krahut që po përdorin militantët e ISIS në konflikt përfshihen automatikë amerikan si M16A4 dhe pushkë gjysmë-automatike si XM15-E2S. Gjithashtu CAR përmend faktin se xhihadistët e Kalifatit Islamik kanë një rrjet transporti të armëve tepër të organizuar dhe efektiv qe dallon mbi të gjitha për transportimin me shpejtësi të madhe në distanca tepër të mëdha.

Armë të tjera amerikane në dispozicion të xhihadistëve, sipas raportit të CAR, janë dhe raketat anti-tank M79 që u janë dhënë më parë Ushtrisë së Lirë Siriane nga ana e Arabisë Saudite. Gjithashtu në arsenal përfshihen dhe mitralozë “made in Cina” M80 dhe sniper kroat të tipit Elmech.
Ky studim gjithashtu vërteton se këto armë u janë marrë me forcë, nga ana e ISIS, ushtrive “të forcave demokratike” që më herët në lindjen e mesme janë ndihmuar nga vendet perëndimore. Ndërkohë nga ky studim lind dyshimi i efektivitetit dhe sigurisë që mund të kenë armatimet aktuale që po dërgohen në rajon nga vende si Britania, Gjermania apo Shqipëria. Dhe a janë të afta forcat qeveritare irakene apo ato kurde të kenë nën kontroll të gjithë trafikun e këtyre armëve dhe në rast të konflikteve të tjera në të ardhmen.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com