Gazetarja e Report Tv dhe Shqiptarja.com Esiona Konomi zbulon detaje nga konferenca e kryetarëve që u mbajt mesditën e sotme në kryesinë e Kuvendit.
Interpelanca e kërkuar me kryeministrin Edi Rama për mbetjet e KURUM do të mbahet më 12 shtator.
Kjo çështje sot nuk u ringrit nga Gazment Bardhi në Konferencë të Kryetarëve por data u njoftua nga znj. Spiropali e cila nuk dha detaje nëse do të përgjigjet vetë Kryeministri, apo do ta delegojë.
Ndërkohë vetë Bardhi mori në mbrojtjej kreun e KLSH.
“Eshtë e pa precedentë shtyrja e Raportit. Po e perdorni këtë për të shantazhuar kreun e KLSH. Kjo po ndodh per interesa personale dhe eshte e pa pranueshme” i tha Bardhi, Eduard Shalsit.