Zbulohen objekte e para të rralla
muzeore të Sarajeve Këlcyra

Zbulohen objekte e para të rralla<br />muzeore të Sarajeve Këlcyra<br /><br>
Janë zbuluar objektet e para në gërmadhat e Sarajeve të Ali bej Këlcyrës. Ato janë disa skelete të llambadarëve të shkrirë nga zjarri dhe enë qeramike të aristokracisë europiane të 1900-s e më gjerë.

Skënder Muçaj rrëfen për Report TV arsyet se pse arkeologët shkuan në Sarajet Këlcyra.

Sarajet e familjes Këlcyra janë nga ndërtimet më të mëdhaja të bëra në territorin e Shqipërisë deri më tani. Është një ndërtesë tepër madhështore me shumë-shumë kulla, mund të ketë shtatë apo tetë kulla të mëdha katërkatëshe secila, dhe një kat të nëndheshëm. Vetëm ndërtesa zë një sipërfaqe prej 3 mijë metra katrore.”, tha Muçaj.

Të djegura nga grekët në prill të 1914-s, për më shumë se një shekull këto gërmadha kanë mbetur një monument i madh i heroizmit, por pa emër.

 “Familja Këlcyra mes tyre nuk ra dakord për marrëveshjen që pjesa e Përmetit ti bashkëngjitej Greqisë dhe morën masa ekstreme që ta djegin. Për fat të keq sarajet e familjes Këlcyra nuk u vunë asnjëherë në mbrojtje, arsyet kanë qenë më shumë politike para viteve ’90, por edhe pas viteve ’90, duke qenë një ndërtim me përmasa të mëdhaja, ai ka nevojë për më shumë konsolidime për ta ruajtur. Kështu që Instituti i Monumenteve të Kulturës, kur është bërë propozimi, së bashku me Ministrinë e Kulturës nuk e morën në konsideratë.”, u shpreh Muçaj.

Edhe pse Sarajet kanë shumë vlera historike, shkuarja e arkeologëve atje nuk u iniciua nga Instituti i Monumenteve të Kulturës

Trashëgimtarja e familjes Këlcyra banon në Vjenë. Ajo kishte vite të tëra që ishte marrë me këtë, jo për interesat e veta sepse nuk ka interesa me qenë se është në një moshë të tillë që nuk ka as trashëgimtarë familja Këlcyra. Ka menduar që sarajet ti shërbejnë turizmit të zonës së Këlcyrës.”, tha Muçaj.

Muçaj flet më tej për domosdoshmërinë e restaurimit të territoreve të qytetit të lashtë të Këlcyrës.

Në gjithë këtë distancë kemi tre kështjella. Kështjella e Petrave që është aty ku derdhet Lagarica në Vjosë, e pastudiuar dhe e panjohur nga publiku, kështjellën brenda qytetit të Përmetit dhe kjo e lënë në harresë.”, shpjegon Muçaj.

Me dy porta të mëdha hyrëse ky kompleks madhështor me ndërtesa katërkatëshe shpesh në arkivat e huaja emërtohej si Kështjella e Klisyrës. 

[gallery]24598[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot