Zbulohen prezantuesit e Festivalit të 57-të në RTSH, Zhusti dhe Ana Golja

Edicionin e 57-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar do ta prezantojë aktori i mirënjohur Viktor Zhusti dhe aktorja me origjinë shqiptare, e cila jeton në Kanada Ana Gojla. Në këtë vit janë në garë janë 22 këngë, ku mes tyre janë rikthyer pas një mungese të gjatë artistë, si Jonida Maliqi, Soni Malaj, Eranda Libohova, por jo vetëm. Aktori i mirënjohur Viktor Zhusti rikthehet si prezantues i këtij festivali 47 vite, pas prezantimit të edicionit të dhjetë bashkë me aktoren Edi Luarasin.

 “Mendova që pas 47 viteve të vish sërish në skenën e festivalit, një festival që nuk ka asnjë lidhje qoftë në organizim, qoftë në konceptim me atë të 47 viteve më parë m’u duk me shumë interes. Në festivalin e 10-të kam qenë bashkë me kolegen time Edi Luarasi. Edi Luarasi ishte një yll që kaloi në skenën shqiptare, këngëtare, aktore me një bukuri dhe inteligjencë të veçantë. Kur më thanë për festivalin e 57-të u emocionova” aktori Viktor Zhusti. Aktorja dhe këngëtarja Ana Gojla, vajza me origjinë shqiptare vjen për herë të parë në Shqipëri, si prezantuese e festivalit. “Unë e njihja nga gjyshërit e mi festivalin, të cilët edhe në Kanada e ndjekin. E kam shumë për nder që jam prezantuesja këtë vit dhe falënderoj shumë Inva Mulën që më ftoi” aktorja edhe këngëtarja Ana Gojla.

Drejtori i Festivalit, Martin Leka, për prezantuesen e zgjedhur u shpreh se: “Ka plot shqiptarë, që edhe pse kanë lindur këtu edhe pse kanë mbaruar një shkollë këtu, ikin jashtë dhe jo vetëm nuk dinë shqip, por edhe atë që e dinë e harrojnë. Dhe mësimi më i madh që sjell Ana përveç artit të saj është që di një shqipe të shkëlqyer, e sigurisht kjo gjë është edhe meritë e prindërve të saj; ndaj Ana është një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë ata që janë jashtë, apo që ikin jashtë dhe nuk marrin me vete thelbin e të qenit shqiptar që është gjuha. Një ndër vlerat më të mëdha që sjell Ana, është pikërisht ky mësim për gjithë shqiptarët” Martin Leka.

Drejtoresha artistike e Festivalit, Inva Mula, zbulon edhe disa nga surprizat e spektaklit të tre netëve të Festivalit. “Në fakt surprizat nuk e bëjnë festivalin. Festivalin e bën një krijimtari e bukur, një estetikë e bukur,  një prezantim i bukur. Ky është thelbi. Sigurisht që i ftuari është si qershia mbi tortë dhe ne me buxhetet tona duhet të kemi kujdes me ata që ftojmë, sepse dëshirat mund të jenë të ndryshme. Ajo që mund të them për Ermal Metën është se ai ka vendin më të bukur që historikisht mund t’ja krijonte situate. Vjen si fituesi i Festivalit të Sanremo që është festivali mitik e shembull i të gjithë festivaleve. Do të jetë edhe këngëtarja 12-vjeccare Erza Muqolli në festival.”, tregoi Drejtorja Artistike, Inva Mula. Festivali i Këngës do të zhvillohet në datë 20-21 dhe 22 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë