SIÇILI - Një grup akeologësh britanikë ka zbuluar disa relike të luftës së parë detare. Bëhet fjalë për sende si helmeta, armë dhe sende të tjera broxi të cilat kishin qëndruar në fundin e detit, në brigjet e Siçilisë, për më shumë se 2 mijë vitesh.
Këto sende i përkasin Luftës së Ishujve Egadi, lufta mes Romakëve dhe Kartagjenasve, e cila shtyu romakët drejt dominimit të gjithë Europës.
Ekspertët thonë se reliket e zbuluara ishin shpërndarë në një rreze prej 5 kilometrash dhe rreth 100 metra nën det.
Jon Henderson, një arkeolog nënujor në University of Nottingham, thotë se asnjëherë më parë nuk është zbuluar një vend beteje ujore. Sipas tij, ky zbulim është shumë i rëndësishëm pasi ishte lufta e parë navale mes romakëve dhe kartagjenasve. Me fitoren e luftës kundër kartagjenasve,
romakët kontrolluan Mesdheun dhe iu hap rruga për pushtimin e gjithë europës.
Në 10 mars të vitit 241 p.e.s. dy superfuqitë e lashtësisë u përplasën kokë më kokë në një luftë afër brigjeve të Siçilisë. 50 anije kartagjenase u mbytën dhe me shumë se 10 mijë ushtarë vdiqën.
Megjithëse projekti për të gjetur sheshin e betejës kishte filluar që 10 vite më parë, harta nënujore për të përcaktuar se ku saktësisht u zhvilluan këto luftime për përgjakshme sapo ka filluar.
Redaksia Online
(Erin Dini /a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com