VATIKAN - Hetuesit kanë zbuluar një arkiv sekret me dëshmi tronditëse që e implikojnë drejtpërdrejt ish-Nuncin Apostolik, Jozef Wesolowski në akuzat për pedofili.
 
Sipas mediave italiane, është zbuluar se ish-Nunci 66-vjeçar mbante mbi 100 mijë foto dhe filma, imazhe pornografike të shkarkuara nga interneti si dhe foto të vetë viktimave të moshës 13-17 vjeçare.
 
Dëshmitë e gjetura, sipas mediave italiane, janë vetëm një pjesë e arkivt të ndarë në 4 vëllime të cilët përmbanin rreth 130 mijë video dhe mbi 86 mijë imazhe. Pjesën tjetër, Wesolowski e kishte ruajtur në një laptop të cilin e ka përdorur gjatë udhëtimeve.
 
Materialet janë të ndara sipas gjinisë, ku janë gjetur dhjetëra video seksuale me protagoniste femra, megjithëse preferenca e ish-Nuncit duket se kanë qenë meshkujt.
 
Në galerinë e tmerrshme të Wesolowski hetuesit janë në kërkim të emrave dhe kontakteve me të cilët ka bashkëpunuar ish-Nunci. Hetimet do të përqendrohen tashmë edhe në vendet që ka frekuentuar 66-vjeçari përpara se të shkonte në Santo Domingo. Ata dyshojnë se ish-Nunci Apostolik ka një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh për pedofili.
 
Pasditen e së martës, kur ai u vu në pranga thuhet se ai ka kërkuar të flasë për të ‘sqaruar pozicionin e tij’, megjithëse provat kundër tij ishin shumë të mëdha. Aktualisht po pritet gjykimi i tij, i cili do të kryhet në ambientet e selisë së shenjtë, në të parin gjyq me këtë akuzë. Në 600 denoncimet për pedofili që janë bërë në vetëm një vit, do të gjykohen 4 peshkopë dhe 5 mijë priftërinj të denoncuar.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)