Zbulohet dokumenti, si e shpëtoi
Enver Hoxha “Dimrin” dhe Kadarenë

Zbulohet dokumenti, si e shpëtoi <br />Enver Hoxha “Dimrin” dhe Kadarenë
Meqenëse kryqëzata ndaj Kadaresë për romanin "Dimri i vetmisë së madhe" u shtri deri në një forum partie, ku ishte vetë i pranishëm, Enver Hoxha u detyrua të thotë se "Partia... duhet të jetë kurdoherë e matur, në mënyrë që çdo gjë ta gjykojë me kujdes, drejt dhe me objektivitet. Kështu duhet ta gjykojmë ne edhe shokun Ismail Kadare si shkrimtar, si dhe veprën e tij të kohëve të fundit".

Dhe shpjegon shkakun: "Rëndësi të dorës së parë në roman ka qëndrimi i Partisë sonë në Moskë, që aty është paraqitur mirë dhe, pikërisht, kjo si pjesa më e rëndësishme duhet vënë në dukje në fillim, pastaj mund të flitet për anët e tjera, për dobësitë e veprës. Kjo anë duhet pasur mirë parasysh, pse pikërisht armiqve tanë revizionistë u intereson shumë dhe dëshirojnë që ky roman, që demaskon qëndrimet e tyre, të hiqet nga qarkullimi dhe ca më mirë u intereson që të jemi vetë ne ata që të themi nuk bën dhe ta hedhim në ujë". Në arkivin e shtetit ndodhet prononcimi, ku Enver Hoxha ka shfaqur publikisht mendime mbi romanin "Dimri i vetmisë së madhe".

Këtë e bëri gjatë pushimit midis seancave të mbledhjes së byrosë së Komitetit të Partisë të Rrethit të Elbasanit më 15 maj 1973 dhe jo në Kombinatin Metalurgjik "Çeliku i Partisë", sikurse është thënë në media. Një nga diskutuesit në mbledhje preku edhe çështjen e vërejtjeve e të kritikave që po i bëheshin nga masat dhe në shtyp këtij romani (Hoxha thotë se ishte " i shpejtuar dhe jo i drejtë mendimi i disave që thonë se Ismaili nuk është në pozita të shëndosha ideologjike... unë mendoj se ka vend për t'i bërë kritikë romanit, po këto duhet të jenë të tilla që të mos e thyejnë autorin, t'i bëhen në mënyrë shoqërore, që ta ndihmojnë për ta përpunuar më mirë në botimin e ri. S'duhet harruar me këtë rast edhe çështja që midis shkrimtarëve ka disa që kanë smirë, kur ndonjë shoku i tyre bën diçka pozitive, dhe duan ta denigrojnë").

Botimi on-line "Investigim / Lajmi" e zbardh të plotë dokumentin e rrallë dhe për faktin e zhurmës së sotme të madhe mediatike pas 40 vjetësh për dorëshkrimin e romanit "Dimri i vetmisë së madhe". Në maj 1973 dikatori e dinte se Kadare "është duke bërë stazhin e kandidatit të Partisë në uzinën "Traktori". Po ashtu paraqet interes një intervistë e Kadaresë në gazetën "Drita", një muaj më vonë, më 17 qershor. I informuar për apologjinë e heroit të vetëm pozitiv të veprës së tij, Kadareja shton dhe një argument mbrojtës para kritikëve të tij, lidhur me monumentin letrar që i kishte ngritur Enver Hoxhës: "Engelsi ka thënë se kur letërsia e proletariatit do të arrijë të pasqyrojë udhëheqësit e tij, kjo do të thotë që ajo do të jetë ngjitur në një stad të ri zhvillimi. Letërsia e revolucionit nuk mund të jetë e plotë pa figurat e udhëheqësve të revolucionit. Bile, në njëfarë mënyre, në krijimin e raportit masë-udhëheqje, letërsia revolucionare verifikon veten e saj".

(Shkrimi u botua në suplementin RILINDASI)

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga