Zbulohet enigma! Kush ishte ‘sebepi’ i ndarjes së grupit legjendar ‘Ritfolk’ (VIDEO)

‘Ritfolk’ me dy vokalistët  Altin Gocin dhe Saimir Brahon ishte një nga ato grupe muzikore  që bënë histori në muzikën shqiptare. Në fillimet e viteve ’90 ata u kthyen ndër më të pëlqyerit e muzikës pop-rock. “Dëshirë dhe heshtje”, “Ndjenjë e Dashuruar”, “Cilët jemi ne” apo legjendaret “Ëndërroj” ose “Drejt fatit tim” janë titujt e këngëve që jo vetëm në atë kohë këndoheshin një zëri por dhe tani kanë nostalgjikë dhe dashamirës të rinj.

Pas një suksesi të padiskutueshëm ata u larguan nga skena afro dy dekada më parë dhe dalja e tyre e fundit në ekran ishte në vitin 1999 në ‘Këngën Magjike’.

Por për të gjithë adhuruesit e tyre dhe me mbështetjen e ABI Bank ata do të rikthehen për të performuar hitet e shumë viteve.  

Me këtë rikthim ata kanë shuar dhe kuriozitetin se pse u larguan befasisht nga skena. Dhe nuk ka qenë aspak një konflikt mes dy vokalistëve. ‘Sebepi’ i ndarjes së ‘Ritfolk-ut’ ishte thjesht një instrument. Një “përplasje” mes dyshes për oboen i ka mbajtur larg njëri- tjetrit prej kaq shumë vitesh. 

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dory: 19/05/2019 13:00

    Grupi eshte ndare me pare sepse me pas u be duo...

    Përgjigju
  • Riku: 18/05/2019 22:33

    Po cdo te thote "oboen"

    Përgjigju
    • Ton Ton: 19/05/2019 11:07

      Esht vegel muzikore

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia