Zbulohet flamuri
i selisë së Qeverisë së Vlorës
Më datë 26 janar, me rastin e 93 vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, në hollin hyrës të Qendrës së Studimeve Albanologjike, u ekspozuan flamujt e përdorur në varrimin dhe rivarrimin e tij si dhe ai i përdorur në selinë e Qeverisë së Vlorës në vitin 1913. Flamuri i parë është ai që ka shoqëruar në banesën e fundit plakun e Vlorës në vitin 1919 dhe në rivarrimin e trupit të tij më 1932. Ky flamur, që iu dhurua Ismail Qemalit nga princi i Francës, Duka Montpensier.
Më datë 26 janar, me rastin e 93 vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, në hollin hyrës të Qendrës së Studimeve Albanologjike, u ekspozuan flamujt e përdorur në varrimin dhe rivarrimin e tij si dhe ai i përdorur në selinë e Qeverisë së Vlorës në vitin 1913. Flamuri i parë është ai që ka shoqëruar në banesën e fundit plakun e Vlorës në vitin 1919 dhe në rivarrimin e trupit të tij më 1932. Ky flamur, që iu dhurua Ismail Qemalit nga princi i Francës, Duka Montpensier, u bë i njohur në media në fillim të këtij muaji, kur u zbulua në fondin etnografik të Qendrës Albanologjike nga përgjegjësja, Ariola Prifti.
Ky flamur, me përmasa 150 X 94 cm, ka qenë ruajtur në familjen Vlora që prej vitit 1919 dhe është përdorur përsëri në vitin 1932, kohë kur iu dhurua Ministrisë së Arsimit e më pas Muzeut Historik. Identifikimi i këtij flamuri u bë në dhjetor 2011 dhe u certifikua nga konsulta e specialistëve, e thirrur pranë QSA-së më 6 janar 2012.
Sipas studiueses Ariola Priftit dhe restauruesit Frederik Stamati, kanë mundur të zbulojnë në të njëjtin fond edhe flamurin kombëtar të përdorur gjatë përvjetorit të parë të Pavarësisë në Vlorë. Më i dëmtuar se flamuri tjetër, me përmasa 170 X 95 cm, është përdorur në selinë e qeverisë së Vlorës gjatë vitit 1913. Flamuri është realizuar në pëlhurë të leshtë, ku është qëndisur shqiponja nga të dyja anët. Copa konturohet nga një shirit me thekë bronzi. Flamuri është valëvitur në dy mënyra, duke u ngritur në shtizë me litar si dhe duke u futur në shkop nga të dyja anët. Vihet re se njëra anë e tij është më e dëmtuar se tjetra. Sipas specialistëve, kjo është arsyeja pse shqiponja nuk është e vendosur në mes. Ky flamur u identifikua vitin e kaluar nga Prof. As. Dr. Frederik Stamati dhe u certifikua konsultën e mbledhur me specialistë më 6 janar të këtij viti. Në përcaktimin shkencor të tij shërbeu edhe laboratori i kriminalistikës.
Një sërë dokumentesh interesante, si fotografi dhe akte zyrtare, që studiuesja Prifti i ka konsultuar pranë fondeve të Arkivit Qendror të Shtetit, i publikoi sot në aktivitet.
Gjatë ceremonisë, në fjalën e tij Prof. Dr. Ardian Marashi, drejtor i QSA, i cili vlerësoi këto relike historike, të cilat shfaqen për herë të parë në vitin jubilar të 100 vjetorit të Pavarësisë kombëtare.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4323
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
600 tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23