Zbulohet fosili i dinozaurit ‘tank’ në Argjentinë, jetoi 100 mln vjet më parë

Dinozauri Jakapil kaniukura, një krijesë e cila ka jetuar rreth 100 milionë vjet më parë, është zbuluar nga Paleontologët Argjentinas. Lloji ri i donosaurit të vogël të blinduar, i panjohur më parë në Jug të Argjentinës, lëvizte  vetëm me këmbët e saj të pasme dhe trupin drejt.

Dinozauri Jakapil, i përket periudhës Kretake dhe trupi i tij  ka qenë i mbrojtur mirë me disa rreshta armaturash në formë disku kockor përgjatë qafës dhe shpinës dhe deri në bisht, i ngjashëm më krokodilin. Jakapil ka një gjatësi rreth 1.5 metra dhe peshon 4-7 kg. Mbetjet e saj të fosilizuara u gërmuan gjatë dekadës së fundit pranë një dige në Patagoni në zonën paleontologjike La Buitrera të provincës Rio Negro.

Sipas shkencëtarëve, Jakapil shënon një zbulim të parë në llojin e tij të një dinosauri të blinduar nga Kretaku në Amerikën e Jugut. Ai është pjesë e grupit të dinosaurëve thyreophoran që përfshin Stegosaurus, i njohur për pllakat kockore të pasme dhe bishtin me gjemba, dhe Ankylosaurus si tank, i mbuluar me një sipërfaqe të blinduar dhe me një bisht si shkop.

Fillimisht, Paleontologu kryesor Sebastian Apesteguia dhe kolegët e tij gjetën një skelet të pjesshëm të Jakapil së bashku me 15 fragmente dhëmbësh që shfaqnin një formë si gjethe, të ngjashme me dhëmbët e iguanës. Sipas Paleontologut, kurrë më parë nuk është gërmuar një tireoforan i tillë në hemisferën jugore.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës