Zbulohet grupi i vrasësve me
pagesë, 50.000 € për 'porosi'Foto/Anëtarët e bandës dhe armët

TIRANE - Policia e Shtetit konfirmoi sot se Kristi Pine dhe Alfred Qefalia, dy personat e arrestuar dhjetë ditë më parë, të dyshuar si vrasës me pagesë janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal të drejtuar nga Admir Tafili 39 vjeç dhe se akuzohen për së paku katër atentate me eksploziv, dhe tri raste të tjera për të cilat ishte marrë porosi, por se nuk ishin realizuar nga ta. Bazuar te hetimet anëtarët e kësaj bande ekzekutonin porositë që i jepte nga burgu i Peqinit Admir Tafili, për shuma deri në 50.000 euro.

Në listën e personave të akuzuar si pjesë e grupit të strukturuar kriminal sipas policisë janë edhe dy persona të tjerë me inicialet A.O, 50 vjeç, i dënuar më parë për trafik lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje si dhe, Dh.Z, 22 vjeç, të dy këta banues në Tiranë. Zv/Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Haki Çako, konfirmoi përfshirjen e personave të mësipërm në këtë grup kriminal, ndërsa konfirmoi edhe bllokimin e një arsenali armësh që posedoheshin nga këta persona.

Admir Tafili 39 vjeç nga Shkodra i cili aktualisht vuan dënimin e tij në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës, është i dyshuar si personi që drejtonte këtë grup kriminal të përfshirë në vrasje me pagesë.

Hetimet e Policisë së Shtetit, kanë faktuar se personat e mësipërm janë përfshirë në një sërë veprimtarish kriminale dhe kryesisht atentate, ku dallohen ato me eksploziv ndaj Drejtorit të Burgut të Fushë- Krujës, Arben Suloj. Ky i fundit udhëtonte me automjetin e tij Opel Meriva në rrugën e Portit të Durrësit me 19 janar të këtij viti, kur mjeti i tij shpërtheu në ecje. Ai mori plagë të rënda dhe më pas u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Atentati i mëparshëm për të cilin ata akuzohen i përket shpërthimit me eskploziv në lokalin e Armando Cekës, në rrugën Budi në Tiranë, ku mbetën të plagosur rëndë edhe Artur Sharra dhe Julian Çela, me profesion jurist. 

Banda e vrasësve me pagesë 4 porosi të parealizura
banda e drejtuar nga Admir Tafili ka marrë porosi për ekzekutimin edhe të personave të tjerë, por që nuk kanë mundur t'i realizojnë. Mes tyre është edhe Leonard Murataj i cili është ekzekutuar më 18 nëntor të vitit të kaluar në hyrje të lokalit të tij, por kjo vrasje dyshohet se është realizur nga persona të tjerë dhe jo nga ky grup që kishte marrë 25 mijë euro për eleminimin fizik të tij. 

Gjithashtu ky grup ka marrë porosi për vrasjen e dy biznesmenëve në qytetin e Pogradecit, në shumën e 50 mijë eurove. Po ashtu porosi për vrasje me pagesë është dhënë edhe për hasmin e një prej anëtarëve të grupit. Dipas hetimeve, ishte dhënë porosia për vrasjen e hasmit të Aleksandër Gorës me inicialet A.V për shumën e 20 mijë eurove. 

snajper

Deklarata e plote e zv.drejtorit te Policise se Shtetit
Pas një hetimi intensiv dhe disa mujorë të Departamentit për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë dhe Drejtoritë e Policicë në Qarqe, Tiranë ,Elbasan, Korçë dhe Shkodër, në lidhje me disa ngjarje të rënda të ndodhura në qytetin e Tiranës dhe disa qytete të tjera gjatë vitit 2014  si dhe në muajit e parë të viti 2015,  më datë 16.02.2015, është bërë e mundur zbulimi dhe dokumetimi i një grupi të strukturuar kriminal, me tendendencat e vrasjeve me pagëse me armë zjarri dhe vendosje të lëndëve shpërthyese, eksploziv.
Grupi kriminal i dokumetuar përbëhej nga shtetasit:


1.     Admir Tafili, 39 vjeç, lindur në Shkodër, aktualisht i dënuar me burgim të përjetshëm për veprat penale të vrasjes në rrethana cilësuese dhe armembajtjes pa leje parashikuar nga nenet 79 dhe 278/2 të K.Penal, ku vuan dënimin në I.E.V.P Peqin.
2.     Alfred Qefalija, 32 vjeç, lindur e banues në komunën farkë e Vogël Tiranë, arrestuar më datë 11.02.2015.
3.     Kristi Pine, 24 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i dënuar më parë për “Vjedhje me dhunë” neni 139 i Kodit Penal.Arrestuar më datë 16.02.2015.
4.     Aleksander Gora, 31 vjeç, lindur dhe banues ne Buçimas te rrethit Podradec, i denuar më parë për veprën penale të ”Vjedhjes me armë”. Arrestuar më datë 16.02.2015.
5.     A. O,  50 vjeç, banues në Tiranë , i denuar më pare për “armbajtje pa leje” dhe “mbajtje dhe trafikim të lëndëve narkotike”, aktualishtë i shpallur në kërkim.
6.     Dh. Z,  22 vjeç , banues në Tiranë, i shpallur në kërkim.
 
Nga hetimet e deri tanishme ka rezultuar se ky grup kriminal i drejtuar nga i dënuari Admir Tafili i cili merrte  porosi nga persona të tjerë të interesuar për kryerjen e krimeve, janë autorë të ngjarjeve si më poshtë:
 
·        Vrasjes me armë zjarri të  shtetasit I M, ngjarje e ndodhur me datë 25.06.2014 në qytetin e Shkodrës në vendin e quajtur “Shtepia e Mushkonjes”.
·        Vrasjes së mbetur në tëntativ të shtetasit E.Ç, ngjarje e ndodhur më datë 05.09.2014 në qytetin e Tiranës në lagjen Shkoze.
·        Vrasjeve të mbetura në Tentativ me vendosje lëndë eksplozive të shtetasve A.C, J.C, dhe A.SH,  ngjarje e ndodhur më datë 26.02.2014, në Rrugën “Budi”, Tiranë, ku si pasojë e shpërthimit mbetën të plagosur rëndë shtetasit e mësipërm si dhe u shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale.
·        Vrasjes së mbetur në tentativ për shkakë të cilësive të veçanta me vendosje lëndë eksplozive në automjetin e shtetasit A.S, Drejtor i Burgut Fushë-Krujë.
·        Marrje porosi me 25 mijë Euro, për vrajen e shtetasit L.M, ngjarje e ndodhur më datë 18.11.2014,  në qytetin e Durrësit.
·        Marrje porosi me 50 mijë Euro, për vrasjën e dy biznesmenëve në qytetin e Pogradecit.(ngjarje e parealizuar).
·        Marrje porosi me 20 mijë Euro, për vrasjen e hasmit të shtetasit Aleksandër Gora, me inicial A.V, (ngjarje e parealizuar).
 
Nga kontrollet e ambjenteve të poseduar nga antarët e grupit u gjetën dhe sekuestruan ne cilesine e proves materiale:
v Një armë zjarri model “Scorpions” me 10 fishekë në krëhër kalibër 7.65mm.
v Një armë zjarri tip pistoletrë e markës “Smith: mod 9604 me 5 copë fisheke kalibër 9mm.
v Sy silenciator .
v 6 apaparete telfonik celularë, karta SIM
v 9.000 (nentemije) euro
v Një motoçikletë tip skuter Piaggio
v Një armë zjarri tip Zastava, mbushur me 15 (pesembedhjete) copë fishekë luftarake të kalibrit 9 mm.
v Një armë zjarri tip shot gan.
v Një gjerdan fishekesh, material meshini me ngjyrë të zezë dhe togez inoksi me ngjyre kafe, ku ne te jane te vendosur 9 (nente) cope fishekë të kalibrit 12 mm të cilët kanë mbishkrimin N 92 special 46 (fisheket jane me kapsollë të paplasur.
v Një jelek antiplumb me ngjyre blu dhe te zeze me mbishkrimet përkatëse .
v 10 (dhjete) fishekë armë gjahu të kalibrit 12 mm, me kapsollë të paplasur me ngjyra të kuqe dhe të zezë.
v Një paisje plastike në formë rrethore me ngjyrë të zezë dhe të kuqe ku kanë dalje dy fije teli përcjellës me ngjyrë të kuqe të zhveshura në skajet e tyre.
v Një palë dylbi material plastik me ngjyre të zezë teke .
v Nje çante material rrobe me ngjyrë të zezë me mbishkrimet përkatëse.
v Një avi në formë pistoletë, me ngjyrë gri me mbishkrimin PEMCO.MODEL NOSG-109.
v Nje motorr tip “Skuter” me ngjyrë të zezë pa targa me mbishkrimin TECH FOR FUND, me parafango të thyer.
v Karta SIM të kompanive të ndryshme
 
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve  i kanë kaluar Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për veprat “Vrasja me paramendim e kryer ne bashkepunim”, “Vrasja me paramendim e kryer ne bashkepunim e mbetur ne tentative” , “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”  , Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak”, Grupi i Strukturuar Kriminal” parashikuar nga nenet 78-25 , 78-22-25, 79/dh , 278/2/4 dhe 333/a te Kodit Penal.
Në bashkpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, vijon puna per dokumentimin e plote te aktivitetit kriminal të këtij grupi kriminal. 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet kulturore/ Vijon Java e Dokumentarëve ‘Tek Bunkeri’! ‘Ëndërr apo e vërtetë’, shfaqje teatrore në Pallatin e Kulturës në Patos

Aktivitetet kulturore/ Vijon Java e Dokumentarëve ‘Tek Bunkeri’! ‘Ëndërr apo e vërtetë’, shfaqje teatrore në Pallatin e Kulturës në Patos