Zbulohet juria e “DWS 5", ikën
Iva Tiço vjen Liberta Spahiu 

Zbulohet juria e “DWS 5Iva Tiço vjen Liberta Spahiu ">
Spektakli “Dancing With the Stars Albania”, një garë mes emrave të njohur që sfidojnë njëri-tjetrin me kërcim, do të zbresë në arenën e teatrit të yjeve 12 personazhet “Vip”.

Ndryshe nga edicionet e kaluara, në këtë sezon veç emrave ‘Big’ të skenës, risi përbën paneli gjykues, ku nga katër anëtar bëhet me pesë.

Pas largimit të gazetares Iva Tiço nga paneli gjykues, në vend të saj ngjiten dy personazhe të njohura nga fusha e televizionit dhe modës.

dancing with the stars

Gazetari kosovar Milaim Zeka dhe Liberta Spahiu, një modele e suksesshme dhe prezantuese e emisionit “Prive” në “Klan Kosova” do ti bashkohen jurisë së edicionit të 5-të “Dancing With the Stars Albania”, ku kryeson Ilir Shaqiri, Alfred Kaçinari dhe aktorja Ema Andrea.

Nën vëzhgimin një jurie prestigjioze, me 5 anëtarë, e cila ndjek, komenton dhe gjykon perfomancat e mbrëmjes, pjesëmarrësit në garë do të përforcojnë mes tyre me 3 materiale baleti, 2 prej tyre të detyrueshëm dhe një zgjedhje personale të cilën do ta përdorin kur 2 çiftet më pak të votuara nga juria dhe publiku do të duhet të garojnë për të shmangur eliminimin.

Sipas burimeve, pranë spektaklit dy anëtarët e rinj të jurisë kanë pranuar ftesën e produksionit duke lënë pas çdo angazhim për t’u bërë pjesë e spektaklit.

Tashmë gjithçka duket se është gati, juria është kompletuar me emra të rinj, 12 konkurrentët prej kohësh kanë nisur provat, le të presim suprizat javë pas jave.
Marrë nga numri i sotëm i gazetës së printuar "shqiptarja.com"
Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës

Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës