Zbulohet kontinenti i humbur që fshihet poshtë Ballkanit (FOTO)

Zbulohet kontinenti i humbur që fshihet poshtë Ballkanit  (FOTO)

Një kontinent i humbur është zbuluar nga Universiteti i Utrehtit në Holandë.

Kontinenti i humbur quhet Adria e Madhe dhe fshihet poshtë detit Adriatik dhe rajonit të Evropës Juglindore, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Nga studimet që janë bërë, rezulton se kontinenti ka përmasën e ishullit të Greolandës, dhe besohet se është zhdukur rreth 140 milionë vite më parë.

240 milionë vite më parë, Adria e Madhe besohet se ishte pjesë e superkontinentit Pangea, ndërsa 100 milionë vjet më parë ka nisur edhe shkëputje e saj nga superkontinenti.

Gjurmët e kontinentit janë zbuluar përreth detit Adriatik, në Itali dhe Kroaci, ndërsa gjatë studimeve duke përdorur skemat kompjuterike, kanë nxjerrë në pah edhe ekzistencën e Adrias së Madhe.

Nga të dhënat e përfituar dhe gjurmët e zbuluara, mendohet se kontinenti u shkëput nga veriu i Afrikës, Iberia dhe Franca, ku u krijua edhe një kontinent i ri që sot është deti Mesdhe dhe Lindja e Afërt.

Më pas, si pasojë e lëvizjeve të shumta tektonike Aria u zhduk, por pjesë të saj mendohet se kanë krijuar Alpet, Apeninet, Ballkanin dhe Turqinë.

 

Ora 10:22
Zbulohet kontinenti i humbur që fshihet poshtë Shqipërisë (FOTO)
1/6
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë