Zbulohet në Vjenë libri i një
shqiptari anonim për princ Vidin

Zbulohet në Vjenë libri i një<br />shqiptari anonim për princ Vidin<br>
Është zbuluar në Bibliotekën e Vjenës libri i një shqiptari anonim i titulluar “Principata Shqipëri” që mban pseudonimin Karl Thopia. Përurimi i këtij libri në gjuhën shqipe është zhvilluar në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe Ambasadën Austriake.  Zëvendësambasadorja e Austrisë Sonja Harreither, foli për vlerat historike të librit në kuadër të vitit të Kulturës Austri – Shqipëri dhe kujtoi se ky vit do të sjellë një mori aktivitetesh.

Përkthyesja Lindita Komani rrëfen se ky libër i 1916-ës u zbulua rastësisht.  “Unë po e kërkoja albanologun Milan Shuflaj për të përkthyer nga ai materialet në gjuhën shqipe. E kërkoja për dy aryse, sepse dihet që atë e kanë vrarë për shkak të studimeve shqiptare. Dhe së dyti, për shkak se Shuflaj është një albanolog i shquar, dhe ndërsa kërkoja më doli përpara ky xhevahir i rrallë”, tha përkthyesja Komani.

Në këtë libër për dalin në dritë disa të vërteta historike për 200 ditët e qëndrimit të princ Vidit në Shqipëri, por ende nuk asnjë të dhënë për autorin.  “Nëse mendohet për një autor shqiptar, mes shumë emrave të tjerë, mund të jetë edhe Eqerem Vlora, sepse ai zotërontë shumë mirë gjermanishten, ishte një nip i Toptanasve. Mund të jetë emri Karl Thopia një diversion se kishte lloj legjende se Toptanasit ishin pasardhës të Topiajve. Por një emër tjetër mund të jetë edhe baroni i njohur Nopca. Mund ta ketë shkruar edhe ai, sepse ka disa të dhëna të ngjashme me vlerësimet e tij për Ismail Qemalin. Por ka shumë teza që duhen vërtetuar”, tha drejtori i Muzeut Kombëtar, Dorian Koçi.

Studiuesi Uran Butka u shpreh se zbulimi i këtij libri iu hap rrugën zbulimeve të tjera.  “Ky libër ndriçon mjaft momente të rëndësishme të ngjarjeve të asaj kohe, sidomos të rebelimit Haxhiqamilist, por edhe të përpjekjeve të shtetve fqinje, siç ishin Serbia, Greqia, për të ngjallur një anarki dhe për të shfrytëzuar gjjthçka për interesat e tyre, po ashtu edhe për përpjekjet e fuqive të tjera”, tha studiuesi Uran Butka. Më pas, aktiviteti ka vijuar me kumtesa nga të ftuarit. libri merrte vlera të veçanta, pasi kjo periudhë e historisë shqiptare ka nevojë për më shumë dritë.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut