KORÇË - Një 30-vjeçar i kërkuar për trafik të lëndëve narkotike u arrestua nga policia kufitare në Kapshticë. Mateo Mançi ose emri i tij i dytë Edison Demiraz me banim në fshatin Voskop të Korçës u vu në pranga pasi gjatë verifikimit të dokumentacionit në sistem, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë më 19 shtator të vitit 2015 kishte vendosur në mungesë ndaj tij masën e sigurisë të arrestit me burg për veprën penale të trafikut të drogës kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
 
Edhe pse ishte në kërkim, mesa duket 30-vjeçari ka dashur të luajë me fatin, me shpresën se do kalonte kufirin duke i "shpëtuar" policisë.

Tirane, kapet i denuari me 5 vjet burg
Një i dënuar me 5 vjet burg për prodhim dhe shitje të narkotikëve u arrestua nga policia e Tiranës. Adrian Mançellari ishte shpallur në kërkim pasi në 14 korrik të 2015-ës është dënuar në mungesë nga Gjykata e Tiranës dhe e Apelit me 5 vjet burg, ku i kanë mbetur për të vuajtur 2 vjet e 12 ditë burg për këtë vepër penale.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)