Zbulohet partitura e parë shqiptare 
e shkruar nga arbëreshi Annibale

Zbulohet partitura e parë shqiptare <br />e shkruar nga arbëreshi Annibale
Partitura e botuar e muzikës shqiptare deri më sot daton në vitin 1908. Studiuesi dhe muzikologu Vaso Tole ka publikuar një dokument origjinal për të cilën shkruan:
 
“Viti 1908! Kjo mund të jetë partitura e parë e botuar e muzikës shqiptare. Marshi i "Bandës së lirisë” në Korçë, i kompozuar nga dirigjenti i saj, arbëreshi Pascale Annibale.
 
E botuar para shpalljes së Pavarësisë, muzika shqiptare u bë pjesë aktive e përpjekjeve për pavarësinë e Shqipërisë. "Me armë dhe penë, për mëmëdhenë"!”, argumenton Tole.
 
Banda e Lirisë” u krijua në qytetin e Korçës më 1 tetor 1908. Iniciatorët për themelimin e saj u bënë drejtuesit e klubit “Dituria Shqip” në Korçë.

Nismëtarët e saj janë Kryetari nderi i këtij klubi është Ymer Zavalani, kryetar, Orhan bej Pojani, arkëtar Idhomene Kosturi, ndërsa pleqësia ishte Thomaq Eqimi, Qani bej Dishnica, Hafëz Ali, Çikozi Miçe, Ismail Bej Leskoviku dhe Tefik Panariti njëri nga firmëtarët e krahinës autonome të Korçës.
Pascale Annibale
(Kompozitor i Marshit te "Bandës së lirisë”, Pascale Annibale)

Pas “Bandës së Lirisë” vijuan shoqëri të tjera muzikore në të gjitha vendet ku kishte shqiptarë, por “Banda e Lirisë” ishte hap ii parë që u hodh në interpretimin dhe shkrimin e muzikës shqiptare.

Gazeta koha e 11 marsit të vitit 1911 zbulon edhe kontributin e arbëreshit Pascale Annibale që ishte profesor i muzikës dhe ky së bashku me Stavri Taçin dhe të rinjtë anëtarë të bandës “Mblodhën ndihma në Korçë edhe ngritën një skenë) teatrale të madhe në kopësht të bandës, ku në verë të lozin më shumë pjese teatrale.

Po me që ndihmat e Korçës nuk u përgjigjën gjithë nevojave për të bërë një skenë siç duhet, shprehim që atdhetarët të mërgimit dhe të brendshmit do të vrapojnë me ndihmat e tyre.” (Gazeta “Koha” 17 mars 1911).

"Banda e Lirise" u krijua në Korçe, me 1 tetor 1908, nga shoqëria kulturore dhe patriotike e Korçës. Kryetar i saj u vendos atdhetari i dalluar Pandeli Cale. Në të bënin pjesë të rinj të qytetit të apasionuar pas veglave muzikore, të cilët mësimet perkatëse i merrnin nga dirigjenti italian Pascale Annibale, në ambjentet e Mësonjëtores Shqipe të Korçës. Në kryesin e Bandës bënin pjesë figura të shquara të luftës për çlirim kombëtar, si Mihal Grameno, Mihallaq Bimbli, Spiro Kosturi, Spiridon Ilo, Nikollaq Zoi, etj.
 
Mësojmë se arbëreshi Pascale Annibale ka shkuar edhe në Misir për të ndihmuar bandat e tjera muzikore shqiptare ku janë kënduar marshet shqip “Kongresi i Elbasanit” edhe “Banda e Lirisë”, kompozuar prej tij.

Më pas profesorit italian i është dashur të largohet nga vendi ynë nga shkaku i luftës Turko-Italiane, dhe ai shkoi në Misir duke lënë këtë vepër të paharruar gjatë qëndrimit të tij për tre vite rresht në Korçë.

paskale anibale
paskale anibale
(Partitura e Marshit të "Bandës së lirisë” në Korçë)
Ndërsa studiuesi Niko Kotherja rrëfen me tej se: “Pascale Annibale u dashurua thellesisht me Korcen.
Ai u dergua nga Egjipti ne Shqiperi per te marre drejtimin artistik te Bandes se Lirise, nga Thanas Tashkoja.
 
NE Korce, ai jetonte ne nje dhome te Mesonjetores, bashke me te shoqen italiane, Adela.
 
Erdhi me 1908 e qendroi deri me 1911. Me pas u rikthye perseri ne Korce, ku i vdiq e shoqja dhe u martua me nje grua korcare. Ne Korce vdiq edhe ai. Fatkeqesisht, sot nuk ja dime vendprehjen”.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë