Këlliçi nuk ndal sulmet ndaj Veliajt, takon të moshuarën që shet në rrugë: Pas 14 majit, nuk do të të bezdisë më njeri

Këlliçi nuk ndal sulmet ndaj Veliajt, takon të moshuarën që shet në rrugë: Pas 14 majit, nuk do të të bezdisë më njeri

Belind Këlliçi

Kandidati për kryetar bashkie në Tiranë, Belind Këlliçi nuk kursen akuzat për Erion Veliajt në çdo dalje publike. Së fundmi, në takimet me banorët në njësinë nr.9, kandidati i PD për Tiranën, Këlliçi takoi një zonjë të moshuar që shiste në rrugë, të cilës i tha se pas 14 majit nuk do të përballet më me policinë bashkiake.

 “Arsyeja se pse ndalova këtu, është se të pashë që po shisje dhe doja me dit, a të bezdis policia bashkiake dhe të të them që pas 14 Majit nuk do të të bezdisë më policia bashkiake, se do jesh rehat, as gjoba, asgjë” u shpreh Këlliçi. “Prej Durrësi kam ardh dhe që në fillim e deri më sot më kanë bezdis” ishte pohimi i gruas që po përpiqej të shiste mallin e saj në rrugë.

Në kuadër të turit “Jam këtu t’ju dëgjoj”, Këlliçi takoi disa tregtarë përgjatë rrugëtimit që pati në këtë zonë të Tiranës, me të cilët bisedoi për vështirësitë dhe problemet që ata hasin në punën e përditshme. Shqetësues për të gjithë ka qenë vazhdimisht policia bashkiake.

“Mua më kanë bezdis. Gjoba po, më kanë mbyll gjysmën e aktivitetit. Konkurrenca, dikush tjetër njeh dikë. Edhe më kanë kërcënuar” u shpreh një tregtar këpucësh që bashkëbisedoi me Këlliçin.

Gjatë rrugës, Këlliçi u takua me një nga banorët e Laprakës, që sapo kishte marrë nga bashkia fletë-thirrjen për prishjen e shtëpisë së tij.

“Nesër do më prishet shtëpia dhe do dal në rrugë të madhe” u shpreh ai.

“E di se jam marrë me problemin e Laprakës. Ka njerëzillik, edhe bashkia vjen ulet, të tregon planin, të shpronëson me vlerën e tregut, të thotë që do trajtohesh një vit apo dy vjet, por këto të tregojnë derën. Për sa kohë të kanë marrë taksat, ujin, dritat shteti të ka njohur. Mos firmos! Kujdes se po i bëjnë me pisllik! Shty edhe dy muaj e gjysëm!” ishin fjalët e kandidatit të PD për Tiranën.

Në takimet me banorët e njësisë nr.9 në Tiranë, Këlliçi ka dëgjuar ankesat dhe problemet e ndryshme të secilit. Në bazë të tyre do të hartohet programi për qeverisjen e kryeqytetit pas 14 Majit.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 24/02/2023 15:16

    Po cjane keto brockulla qe thote ky se na hoqi trurin fare po polici bashkiake ka ne shumicen e vendeve te botes.

    Përgjigju
  • Selami: 24/02/2023 15:11

    O Krriç! Ajo Nona nuk do me pagu taksa per te shitur ne treg,!prandaj shet ne rrug.O Krriç donke me na i mbushur trotuaret me Nona per te shitur ne trotuar! O Krriç nuk ke shans te bohesh krietare kurr sate jesh gjallë.

    Përgjigju
  • Beni: 24/02/2023 14:07

    Nuk ngeli idiot pa' u bashku me partin e saliut e ju shplafte mortja or kokrrat e budallejve

    Përgjigju
  • Shaqo: 24/02/2023 11:02

    ...pra ky bicim tironsi do te na ktheje tek pluhuri ne rruge. ...do te mbjellim me shume caraca etj, etj. Mentalitet afganistanive pakistani...mbyshni rruget me kacile ne caraca, hide e kocimare dhe nga nje gote me vete, si mase. O te shpelafte panukulla, i tip katundari nga mentaliteti e intelekti.

    Përgjigju
  • Ceni: 24/02/2023 10:48

    Pas 14 majit mi ije po tvije ky si i modhi i Tirones kushdo mun te boj ça te det.

    Përgjigju
    • Mara emigrante ne Itali: 24/02/2023 11:29

      Keta jane demokratet e vertete qe kerkojne qe shqiperia te jete si kaldahari me kosha dhe cdo kush te beje si te doje . Jepini vote o derdimene se keshtu do te ecni perpara .ky jevgu do te rregulloj gruan do ta beje anetare te kshillit bashkiak .kete e tha me goje e tik te shtrember ,i pa shkolli dhe injoranti .poshte pd -ja

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Dosjet e vjetra kriminale, Balla në DVP Korçë: Të vendosim para drejtësisë personat e përfshirë

Dosjet e vjetra kriminale, Balla në DVP Korçë: Të vendosim para drejtësisë personat e përfshirë