BRAZIL - Zbulohen pas 100 vitesh speciet e para të delfinëve që jetojnë në lumenj. Shkencëtarët e kanë quajtur këtë specie 'Araguaia', pasi u gjetën në lumin me po këtë emër.

Ekspertët thonë se ka 4 lloje të njohura të delfinëve që jetojnë në lumenj, 3 prej tyre janë në atë që shkencëtarët e quajnë 'Lista e Kuqe', që do të thotë se janë në rrezik zhdukje. Këta delfinë e kanë sqepin e gjatë, në mënyrë që të kapin peshqit që futen në baltën e lumenjve.

Një prej llojeve më të njohura të delfinëve të lumit është specia Yangtze, i cili besohet të jetë zhdukur rreth vitit 2006.

Shkencëtarët thonë se ka ndryshime në formën e dhëmbëve të delfinëve që jetojnë në lumenj dhe në det. Ata mendojnë se dhëmbët e delfinëve që jetojnë në lumenj janë më të vegjël.

delfin lumi

Ekspertët nuk fshehin as emocionet lidhur me këtë zbulim. Shkencëtari Tomas Hrbek e quan diçka të veçantë këtë gjë.

"Ishte diçka shumë e papritur dhe emocionuese. Ata janë një gjitar i madh, askush nuk e kishte vënë re këtë gjë më parë", tha dr.Tomas Hrbek.


(v.gj/shqiptarja.com)