Zbulohet planeti ku jetojnë alienët (VIDEO)

“Alienët mund të jetojnë në një “Super Toke”, misterioze dhe e ngrirë, shumë pranë planetit tone”- kështu thuhet në një artikull të botuar në “The Sun”.  Bota e re e zbuluar kohët e fundit në Rrugën e Qumështit, është një nga eksoplanetët më afër Tokës. I njohur si “Barnard B”, planeti është jashtëzakonisht i ftohtë, i zhytur në -170 ° C. Megjithatë shkencëtarët mendojnë se alienët mund të banojnë atje.

Duke qënë se “Bernard B” ka një trinom të ngjajshëm me Tokën tonë - praninë e formave të hekurit dhe nikelit, një fushë magnetike të fortë dhe një aktivitet të fortë gjeotermik, shkencëtarët mendojnë se ai mund të jetë në gjendje të strehojë jetë fal ngrohjes prej proceseve gjeotermal, ashtu si dhe në liqenet e gjendur në nënakujt e Antartidës.

“Barnard B” u zbulua në muajin nëntor të vitit 2018 dhe është i dyti më i afërt eksoplanet jashtë sistemit tonë diellor. Ai fillimisht u mendua se ishte tepër i ftohtë për të rritur forma jete, por studimi i bërthamës se tij ka ndryshuar idetë fillestare.

“Barnard B” ndodhet 6 vite drite nga toka, një rrugë e shkurtër në terma kozmik, por një udhëtim i largët krahasuar me distancat normale. Duke përdorur teknologjinë e lartë, për të mbërritur te ai do të duhen 130 000 vjet. Planeti I ri I zbuluar është një masë toke 3,2 herë më e madhe se planeti Tokë. Ai furnizohet me vetëm 2% energji krahasuar me energjinë që ne marrim prej diellit.

Edhe pse “Barnard B” emeton dritë të dobët, shkencëtarët janë besimplotë se do ta  observojnë atë me teleskopët e gjeneratës së fundit, në mënyrë që të verifikojnë nëse ai është i banueshëm apo jo. Studimet do të hedhin dritë mbi natyrën e atmosferës së planetit, sipërfaqen e tij dhe kapacitetet e mundshëm për të strehuar jetë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 03/03/2019 12:08

    6 vjet dritë do te thotë që, për të arritur atje vetëm për 6 vjet të zakonshme tokësore do të duhet të shkojmë atje me një anije që udhëton pa ndalesë me shpejtësinë e dritës për 6 vjet. Shpejtësia e dritës eshte 300 mijë klm/s. Në 1 sekondë=300 mijë/klm të përshkuar.. Në 10s x 300mijë/klm Në 60s ose 1minutë x 300mijë/klm Në 60 minuta ose 1h x 300mijë/klm Në 24h ose 1 ditë x 300mijë/klm Në 365 ditë ose 1 vit x 300mijë/klm Në 6 vjet tokësorë x 300mijë/klm Pra për 130.000 vjet të arrish atje per 6 vjet tokësorë me anije që udhëton me shpejtësinë e dritës, gjë që një të tillë nuk e kemi sot. Ndryshe nuk arrin dot kurrë. Pastaj do të duhen edhe 6 vjet të tjerë për tu kthyer..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen