Projekti i ri nga NASA për hetimin e Alienëve në tokë: Ata ekzistojnë, mund të jetojnë në planet tjetër

Pas qindra vëzhgimeve për UFO, NASA në raportin e fundit tthotë se nuk ka gjetur prova se alienët ishin pas fenomeneve të pashpjegueshme. Por Administratori i NASA, Bill Nelson, nuk përjashton mundësinë se ata mund të jetojnë në një planet tjetër. NASA nis projektin e ri të hetimit për praninë e alienëve në tokë duke premtuar transparencë.

Ekspozimi i trupave të dy alienëve në Meksikë është lajmi që po bën xhiron e të gjithë mediave ndërkombëtare dhe të gjithë janë kuriozë të dinë më shumë për këto qenie të mumifikuar me tre gishta dhe një kokë të zgjatur.

Thuhet se këto mumje aliene janë 700 dhe 1800 vjeçarë. Një temë e tillë ka shkuar deri tek Kongresi Amerikan. Historitë me alienë kanë tërhequr dhe frymëzuar komunitete të mëdha qytetarësh dhe shkencëtarësh.

Por në raportin e fundit të NASA, thuhet se nuk ka asnjë provë që alienët të ishin pas fenomeneve të pashpjegueshme, por agjencia e hapësinorë nuk e përjashton mundësinë që ata të jetojnë në një planet tjetër.

Administratori Bill Nelson në konferencën e fundit tha: “Nëse na pyesni nëse ka forma të tjera jete në pafundësinë e universit, atëherë përgjigja është po”.

Në raportin prej 36 faqesh të studimit, një ekip i pavarur i porositur nga NASA, i kërkoi agjencisë hapësinore amerikane të rrisë përpjekjet e saj për të mbledhur informacion mbi UFO-t dhe për të ndihmuar Pentagonin në zbulimin e tyre.

Megjithëse raporti nuk arriti në përfundimin se ekziston jeta jashtëtokësore, NASA nuk e mohoi mundësinë e "teknologjisë së panjohur të alienëve të mundshëm që vepron në atmosferën e Tokës".

NASA tani po emëron një drejtori të veçantë për Fenomenet Anomali të Paidentifikuara, për një projekt të ri që shqyrton të dhënat dhe heton praninë e alienëve në tokë. Shpresohet se përfshirja e NASA-s do të ndihmojë në uljen e stigmës rreth fenomeneve të paidentifikuara.

Ai premtoi një qasje të hapur dhe transparente. Kur u pyet nga gazetarët nëse SHBA-ja ose qeveritë e tjera po fshehin alienë ose anije kozmike të botës tjetër, Nelson u përgjigj: “Më trego provat”.

S.S/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin