Bashkia e Tiranës ka nisur transformimin e Parkut Rinia në një park qendror të qytetit dhe që do të shërbejë jo vetëm si vend relaksi për të rriturit, por edhe si një hapësirë ku fëmijët mund të argëtohen dhe të kaliten fizikisht. Lajmin e bëri me dije vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka zbuluar edhe projektin se si do të duket Parku Rinia pasi të mbarojë puna. Siç shihet edhe nga fotot e projektit, Parku Rinia pritet që të transformohet në një ambient më të gjelbër, më argëtues dhe më funksional.
"Nisën sot punimet për rikonstruksionin e Parkut Rinia. U çlirua nga Edi Rama prej kioskave të Republikës së Rrumpallës, e tani nisim një transformim unik për parkun qendror të kryeqytetit me hapësira shtesë për fëmijët dhe gjyshërit, por edhe katër-putroshët.", shkruan Veliaj në Facebook.
Parku Rinia do të kthehet në një hapësirë që do të ofrojë më shumë mundësi për qytetarët e të gjitha moshave dhe do të jetë një pikë tjetër atraktive që i shtohet kryeqytetit ashtu si Pazari i Ri, Sheshi Skënderbej, Kalaja e Tiranës etj. Transformimi i Parkut Rinia ishte një tjetër premtim i Veliajt për mandatin e dytë si kryetar Bashkie i Tiranës.
Krahas hapësirave të gjelbra dhe trotuareve moderne, Parku Rinia do të ketë tashmë edhe një reliev të ndryshëm në sipërfaqe të caktuara, çka do të nxisë edhe një aktivitet më fizik dhe intensiv për fëmijët. Duket se edhe në këtë mandat të dytë vëmendja e Bashkisë së Tiranës do të jetë së pari te fëmijët, për të cilët në këtë park do të ketë dhe kënd lodrash të posaçëm për ta.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
26.3%
-
Keq
58.9%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 319
Lajme të tjera
-
Volejboll meshkuj/ Tirana prek titullin, fiton edhe derbin e dytë me Partizanin
26 Prill, 11:17
-
VIDEO/ Rithemelimi e PL protestë e flakë! Hedhin molotov drejt godinës së Bashkisë së Tiranës
26 Prill, 07:32
-
Tiranë, protesta nesër, bllokohet bulevardi pranë bashkisë, policia bën thirrje të shmangen aktet e dhunës
25 Prill, 16:08
-
Vjen për herë të parë në Tiranë 'Festivali i Verës Merano', Veliaj: Histori suksesi për kryeqytetin, fokusi ynë të promovojmë produktet Made in Albania
25 Prill, 15:20
-
Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë për projektin
25 Prill, 12:51
-
Basketboll meshkuj/ Fillon faza play-off, Besëlidhja fiton ndaj Tiranës në ndeshjen e parë
25 Prill, 11:55
-
Volejboll femra/ Skënderbeu shumë i fortë për Tiranën, korçaret me një dorë te titulli kampion! Fitojnë edhe në 'Asllan Rusi' (VIDEO)
25 Prill, 11:32
-
'EXPO Albania', studioja e arkitektit amerikan Steven Hall fiton konkursin për ndërtimin e qendrës së re të panaireve
25 Prill, 10:32
-
U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin tek dera e burgut
24 Prill, 18:50
-
I burgosuri me karrocë largohet nga burgu i Shën Kollit: Faleminderit Zotit që ia arritëm kësaj dite
24 Prill, 14:18
-
Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel
24 Prill, 12:59
-
Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?
24 Prill, 10:02
Pershendetje. Parku Rinia si gjithe qendra e Tiranes po behet shume mire. Mendoj te behet nje Liqen i vogel rreth 500 deri 1000 m2 qe te kete rosa, pata etj. Mendoj te kete me shume stola graniti ose metalike.
PërgjigjuShume beton ! Nuk Ka ate siperfaqe, ku te egzagjerohet me pllaka dhe beton ! Qytetari
Përgjigjusuper projekt. nga bar e kthejme ne beton me pak bar
Përgjigju