Darkoi me të dyshuarit kryesorë të vrasjes së Santiago Malkos/ Lihet në burg 39-vjeçari! Çfarë i tha të fejuarës pak pas ngjarjes

TIRANË - Blendi Teta, i ndaluari si person i dyshuar se ka informuar autorët për lëvizjet e Santiago Malkos, do të mbesë në qeli deri në përfundim të hetimeve. Dy dëshmitë kontradiktore që 39 vjeçari Teta ka dhënë për Policinë  e Prokurorinë nuk kanë qenë bindëse as për gjykatën, duke caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Hetuesit e çështes kanë dyshime se Blendi Teta të jetë personi që ka informuar autorët e vrasjes së ish efektivit Santiago Malko, për lëvizjet e këtij të fundit pak minuta para se të ndodhte vrasja. Pas ndalimit nga policia, 39 vjeçarit i janë sekuestruar edhe dy aparate celularë, kqyrja e të cilëve pritet të hedhë edhe më shumë dritë mbi dyshimet e policisë.

Teta është personi parë i arrestuar pëtë atentatin e ndodhur më 27 Gusht, e ndërsa atentatorët vijojnë të jenë të paidentifikuar.

Por si ra policia në gjurmën e Blendi Tetës? Ditën e ngjarjes, unformat blu gjetën të braktisur në rrugën “Dalip Topi”, në afërsi të ish-drejtorisë së pyjores, një automjet tip skoda, ku më pas, nga kamerat e sigurisë ka rezultuar se pikërisht nga kjo makinë kishte zbritur 39 vjeçari Teta. Po ashtu, thanë burime, pasi është bërë identifikimi i tij, Teta është vënë në përgjim, dhe pasi ka shkuar në banesën e bashkëjetueses së tij në zonën e Laprakës, i ka shfaqur asaj shqetësimin se policia po e kërkonte për një vrasje.

“Ditën që ka ndodhur ngjarja kam qenë duke darkuar së bashku me disa miq të mi në një lokal në zonën e Freskut. Ishim disa persona në tavolinë, mes tyre edhe L.D dhe D.A. Pasi kemi qëndruar për një farë kohe, ata na thënë se duhet të çoheshim pasi kishim një punë. Na thanë se po kërkonin për një mjet tip BMW me ngjyrë të errët. Kemi qëndruar pak moment dhe u kam thënë “Unë po largohem”. Mendova se do të ndodhte diçka e keqe dhe pasi kam bërë një farë rruge në këmbë, kam marrë një taksi dhe kam shkuar në shtëpinë e bashkëjetueses sime. Aty kam mësuar nga televizori se ishte qëlluar me armë në drejtim të një mjeti tip BMW dhe i vrarë kishte mbetur një person. Më vonë kujtova se bëhej fjalë për të njëjtin mjet që po ruanin L.D, D.A dhe dy persona të tjerë”, është shprehur Blendi Teta.

Edhe pse Blendi Teta nuk ka pranuar të ketë lidhje me ngjarjen, grupi hetimor ka dyshime se ka ndihmuar autorët. Sipas policisë, Teta ka kryer veprime që pengosjnë zbulimin e së vërtetës dhe se nuk ka deklaruar krimin pranë autoriteteve.

Santiago Malko, një emër jo pak i njohur për policinë shqiptare, u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e 27 Gushtit. Pista kryesore është ajo e hakmarrjes, e ndërsa si persona të dyshuar, policia e prokuroria vijon hetimet për shtetasit L.D dhe D.A, të cilët u shoqëruann pas ngjarjes e u lanë sërisht të lirë për mungesë provash.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gabriela: 16/09/2019 17:14

    Ahaha ke te drejte kapin ket tipin kot ndersa kta ldmsv mlds tlv l dh mk si kap njeri dhe kur i kapin i lirojne po ca shteti ketu s ka shtet

    Përgjigju
  • Populli: 16/09/2019 11:47

    Shtet leshi pa prova te fusin mrena shtet kriminel

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren