Në kuadër të një marrëveshjeje mes dy federatave të futbollit, Shqipëria dhe Malta po këmbejnë arbitra të ndryshëm për të drejtuar ndeshjet e futbollit në kampionatet përkatëse.
Një ndër ta ka qenë edhe gjyqtari Jude Amin Utulu nga Malta, i cili drejtoi sfidën Tirana-Pogradeci të javës së kaluar të Kategorisë Parë.
Bardheblutë e fituan këtë ndeshje me rezultatin 3-2 në “Selman Steramasi”, çka i shërbeu për të “hipotekuar” rikthimin në Superligë, pas rënies vjetme në kategorinë inferiore, për herë të parë në historinë e klubit.
Mund të thuhet pa dyshim se arbitri maltez i ka sjellë fat djemve të Ze Marisë.
Komento