Meksikë – Dyshohet se është parë një UFO në kraterin e vullkanit Popocatepetl, në Meksikë.

Kjo ka shkaktuar konfuzion dhe hutim në mesin e popullatës lokale. Skeptikë janë treguar edhe shkencëtarët për këtë ngjarje, por fotoja ka ngjallur interes dhe është përhapur me shpejtësi të menjëhershme.

Kjo ngjarje e pazakontë daton në 25 tetor dhe kjo është dokumentuar nga një prej kamerave të përdorura për të monitoruar aktivitetet e vullkanit.

Në video objekti i dyshuar si UFO duket në formë cilindrike, metalike dhe me përmasa të mëdha.

(ad.ti/shqiptarja.com)