DURRËS - Një laborator i përpunimit dhe paketimit të kanabisit u zbulua nga Policia në qytetin e Durrësit, shtatë persona u arrestuan në flagrancë mes tyre dhe 2 biznesmenë që financonin këtë aktivitet, ndërsa djali i pronarit të vilës së shndërruar në laborator është shpallur në kërkim. Operacioni i koduar "Koordinata" u krye në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shkodrës dhe Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ku u sekuestruan rreth 700 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.
...
Shqiptarja.com sjell foto dhe video të laboratorit të drogës i cili ishte ngritur në një vilë në zonën e ish-Kënetës në qytetin bregdetar të Durrësit, në pronësi të Iqmet Pashollarit.
/Shqiptarja.com
...
Shqiptarja.com sjell foto dhe video të laboratorit të drogës i cili ishte ngritur në një vilë në zonën e ish-Kënetës në qytetin bregdetar të Durrësit, në pronësi të Iqmet Pashollarit.

VIDEO








