Në rrjetin social Facebook ndodhin takime dhe zbulime nga më të çuditshmet dhe interesantet për personat që njeh. Historia më e fundit është ajo e Lisa Curran e cila ndërkohë që po lundronte në rrjetin social, zbuloi se bashkëshorti i saj nuk ishte i martuar vetëm me të.
Ajo zbuloi një profil tjetër të tij në të cilin bashkëshorti i saj Martin Curran 52 vjeç ishte i martuar me Andrea Whiteside, 31 vjeçe. Pasi e ka mësuar këtë fakt gruaja e parë e ka detyruar Martin që të pranojë martesën e tij të dytë.
Fillimisht ai ishte mbrojtur duke thënë se ajo ishte thjesht një ish e dashur e tij e cila kishte krijuar këtë profil jo të vërtetë të tij për t’i sjellë telashe. Por Lisa nuk i besoi dhe për këtë arsye e historia përfundoi në gjykatë si dhe në të përditshmet britanike.
Gjykata e dënoi bigaminë e tij vetëm me 250 orë tek shërbimet sociale. Mësohet se bashkëshotja e tij e parë nuk ishte aspak dakort me vendimin e gjykatës pasi dëshironte që Martin të burgosej për disa vite.
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com