Zbuloni qytetin me më shumë shofere gra në Shqipëri

Zbuloni qytetin me më shumë shofere gra në Shqipëri

Drejtimi i makinës nuk është më atribut vetëm i meshkujve. Tashmë makina është një mjet i rëndësishëm transporti për të dyja gjinitë. Por a e dini se në cilin qark u pajisën më shumë gra me leje drejtimi? Dhe jo, sikurse mund të ju shkojë në mendje shumë prej jush nuk është Tirana. Madje qarku i Tiranës, renditet i treti në 2018-n për pajisjen e vajzave me leje drejtimi në 2018-n.

Në vend të parë, për numrin më të lartë të lejeve të drejtimin në raport me popullsinë renditet qarku i Durrësit. Sipas të dhënave në 2018-n u pajisën me leje drejtimi 22 gra për çdo 1000 banorë gra që numëron ky qark. Monitor ka përllogaritur numrin e lejeve të drejtimit të lëshuara për secilin qark duke i kthyer në bazë të krahasueshme për 1000 banore gra.

Kështu në vend të dytë renditet qarku i Lezhës, ku sipas përllogaritjeve të Monitor për çdo 1000 gra u pajisën me leje drejtimi 19, i ndjekur nga Tirana dhe Shkodra me përkatësisht 17 dhe 16 gra të pajisur për 1000 banore gra. Në Elbasan në 2018-n u lëshuan 12 leje drejtimi për 1000 gra.

Më pas Vlora, Berati dhe Kukësi u renditën me përkatësisht 10 leje drejtimi të dhëna për çdo 1000 mijë gra, të ndjekur nga Dibra me 9 leje drejtimi.

Në Fier dhe Gjirokastër, u pajisën me leje drejtimi 8  gra për çdo 1000 banorë.

Është për t’u habitur, por në fund të renditjes renditen korçaret. Me sa duket vajzat e Korçës janë nikoqire shumë të mira, por kur vjen puna te drejtimi i makinës nuk kanë interes që ta mësojnë.

Në total në të gjithë Shqipërinë në 2018-n janë lëshuar 20,051 leje drejtimi për gratë, nga 19,444 që u lëshuan një vit më parë. Megjithatë hendeku midis grave që pajisen me leje drejtimi dhe burrave mbetet shumë i lartë. Për të njëjtin vit, INSTAT raporton se janë pajisur me leje drejtimi 48,607 burra në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Megjithatë numri i burrave që kanë marrë një leje drejtimi ka ardhur në rënie ne krahasim me një vit më parë kur u pajisën 49,651 burra.

Kjo do të thotë që numri i meshkujve që marrin leje drejtimi është dy herë më i lartë se ai grave. Monitor

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mir Mir: 15/08/2019 00:05

    A’e dini pse? Ne tiran kan ardh tan dhomi i Shqipnis e ata nuk i lan ala grat e tyre te mesojn makinen

    Përgjigju
  • Berisha: 13/08/2019 16:05

    Vicidoli i pari

    Përgjigju
  • Kritiku: 13/08/2019 11:30

    Prandaj qenka kaq i mire trafiku ne Durres?!

    Përgjigju
  • Delinquenti: 13/08/2019 09:38

    Morì fun ene nji zanot qe kishte ngel per burrat. Me vjen keq me e thon por e verteta eshte kjo. KISHTE TE DREJT NJI SHOFER I VJETRE NE MOSH DHE PO AQ I VJETER NE ZANOT KUR TU KUJTU KOHET E VJETRA KOHEN KUR ME SKODEN ME TURI ME RIMORKIO BONTE RRUGET E TROPOJES KUKSIT NGARKU ME DRU E BURRELIT ME MINERAL E TJERA RRUGE, NE FUND ME THA: QYSH KUR KAN MOR PATENTEN GRAT NUK KA MO SHOFERA SHOFERA e kto qe vetquhen shofera kush don e kupton car do te thote te ishe shofer me patente NAFTE.......

    Përgjigju
  • Tutu: 13/08/2019 08:37

    Shumica e atyre grave te ketyre qyteteve punojne apo jetojne ne Tirane

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen