Aventura e Ze Marias Me Tiranën ka përfunduar. Trajneri brazilian i bardhebluve është paraqitur me vonesë sot në seancën stërvitore të klubit, por përveç kësaj nuk ka qëndruar më shumë se 10 minuta dhe është larguar.
Ai ka mbajtur i pandërruar një bisedë të shkurtër me futbollistët dhe më pas ka marrë makinën për t’u larguar. “Report TV” dhe “Shqiptarja.com” konfirmojnë largimin e tij nga klubi i bardhebluve.
Ze Maria u përfol për largimin që pas humbjes me Partizanin, por fitorja në javën e ardhshme kundër Kastriotit shtyu përkohësisht shkarkimin e tij. Ky moment duket se ka ardhur tani pasi klubi në mënyrë surprizë ka njoftuar për një konferencë të jashtëzakonshme që do të mbahet nesër. Me shumë mundësi konferenca e lamtumirës së brazilianit.
Ish-futbollisti i Interit në sezonin e tij të parë e ngjiti Tiranën në Superligë, ndërsa në sezonin e dytë nisën dhe vështirësitë. Emri më i përfolur për të zëvendësuar Ze Marian është Ardian Mema, ish-futbollist i bardhebluve.
Komento