Zef Brozi: Krijimi i Grupeve Parlamentare kontribut në të mirë të Shqipërisë

Zef Brozi: Krijimi i Grupeve Parlamentare kontribut në të mirë të Shqipërisë

Ish- kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi e quan krijimin e dy grupeve të opozitës së re parlamentare është një kontribut që deputetët e rinj po japin në të mirë të Shqipërisë dhe opozitarizmit institucional e kushtetues.

"Krijimi sot në Parlament i dy grupeve te opozites se re parlamentare është një kontribut që deputetët e rinj po japin në të mirë të Shqipërisë dhe opozitarizmit institucional e kushtetues. Ju uroj suksese kryetares se Grupit Demokrat Znj. Rudina Hajdari dhe kryetarit te Grupit te Pavarur Z. Nimet Musaj.

Përgëzoj dhe mbështes fuqimisht kërkesën e opozitës se re parlamentare për ndryshimin e sistemit elektoral dhe miratimin sa më të shpejtë të reformës zgjedhore. I bëj përsëri apel mazhorancës të tregohet e ndershme dhe të shprehet me vepra konkrete (dhe pa zvarritje te mëtejshme a manovra fjalësh) për ndryshimin e sistemit aktual elektoral i cili është sistem antidemokratik", shkruan Brozi.

Opozita e re ka krijuar dy grupet parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputetët që pranuan mandatin nga listat e PD-së kanë krijuar grupin 'parlamentar demokrat' që do të drejtohet nga Rudina Hajdari. Ndërkohë që Partia Demokratike ka deklaruar më herët se nuk mund të përdorin emrin e kësaj force, pasi deputetët që kanë pranuar mandatet janë përjashtuar.

Ndërsa deputetët nga listat e LSI-së e kanë quajtur grupin e formuar 'Të Pavarur' i cili do të drejtohet nga Nimet Musaj. Deri tani nga listat e PD-së dhe LSI-së kanë pranuar mandatin 23 deputetë, por jo të gjithë kanë pranuar që të bëhen pjesë e grupeve parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja