ZELANDË E RE - Një peshkatar nga Zelanda e Re ka arritur të kapi një peshk të pazakontë.

Peshku dukej si material xhelatine dhe ishte i tejdukshëm, peshku është i një lloji të veçantë që nuk është parë ndonjëherë.

Ai është nxjerrë nga ujërat e ishullit “Peninsula”, në Zelandën e Re.

Fillimisht peshkatari ishte me mëdyshje për ta kapur apo jo, por kur u afrua dhe pa që nuk ishte si gjithë peshqit e tjerë, vendosi ta kapte dhe më pas ta studionte, raporton "Daily Mail".

Deborah Cracknell, përfaqësuesi i grupit të studiuesve të “National Marine Aquarium”, në Plymouth, beson se krijesa transparente e peshkuar është një “Salpa maxima”.