Shkëlqimi dhe rënia e Liz Truss, liderja e konservatorëve jep dorëheqjen si kryeministrja më jetëshkurtër në Britaninë e Madhe

BRITANI E MADHE- Pas 44 ditëve qëndrimi në detyrë, Liz Truss ka dhënë dorëheqjen si kryeministre e Mbretërisë së Madhe. E treta kryeminstre femër e Anglisë nuk ishte në gjendje të shpëtonte postin e saj edhe pse hoqi dorë nga plani ekonomik dhe zëvendësoi dy poste kyçe në kabinet gjatë javës së kaluar. Të enjten në mëngjes, të paktën 16 ligjvënës të Truss mbajtën në procesverbal duke kërkuar që ajo të jepte dorëheqjen. 

Truss njoftoi se do të mbetej kryeministre derisa të zgjidhet një pasardhës, ndërsa zgjedhjet për udhëheqjen e re do të mbahen brenda javës së ardhshme. Duke folur jashtë zyrës së kryeministrisë në Londër ajo pranoi se nuk ishte në gjendje të mbante premtimet që kishte bërë gjatë fushatës për udhëheqëse të Partisë Konservatore, sepse humbi besimin e partisë së saj.

“Unë u zgjodha me mandatin për të ndryshuar, por në kushtet e situatës nuk e bëj dot. Unë e pranoj, duke pasur parasysh situatën, se nuk mund të besoj në mandatin mbi bazën e të cilit jam zgjedhur nga partia konservatore. Unë kam folur me Madhërinë e Tij, Mbretin për ta informuar se po jap dorëheqjen si lider i Partisë Konservatore.”, u shpreh Truss.

Dorëheqja e saj vjen pas gjashtë javësh të trazuara në detyrë, duke e bërë atë një nga kryeministret me mandatin më të jetëshkurtër në historinë britanike.

Një ditë pasi ajo i tha Parlamentit se ishte një "luftëtare, jo një dorëheqëse", Truss u takua me Kryetarin e  Komitetit të vitit 1922, Graham Brady, i cili e di saktësisht se sa ligjvënës konservatorë kanë lëshuar letra mosbesimi në udhëheqjen e saj.

Truss erdhi në detyrë me një vizion për një shtetet me taksa të ulëta, por planet e saj, të cilat përfshinin miliarda shkurtime taksash të pafinancuara, ‘tronditën’ tregjet dhe bënë që paundi të binte. Nuk kaloi shumë kohë dhe ajo u detyrua të hiqte dorë nga axhenda e saj dhe të shkarkonte ministrin e saj.

Ajo  ka njoftuar se zgjedhjet për të zgjedhur pasardhësin e saj për të udhëhequr partinë konservatore, dhe për rrjedhojë edhe qeverinë britanike, do të mbahen brenda javës së ardhshme, siç është rënë dakord me Kryetarin e Komitetit të vitit 1922, Graham Brady. 

Në fillim të këtij viti, paraardhësi i Truss, Boris Johnson, i mbijetoi ngushtë një votëbesimi në udhëheqjen e tij. Por ai dha dorëheqjen javë më vonë kur dhjetëra ministra dhe anëtarë të qeverisë u larguan, duke përmendur mungesën e besimit në qeverinë e tij.

Keir Starmer, kreu i Partisë Laburiste të opozitës, e cila po gëzon një epërsi të madhe në sondazhet e opinionit, të enjten përsëriti thirrjet e tij për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

“Britania nuk mund të përballojë kaosin e konservatorëve”, shkroi ai në Twitter. “Qeveria ime laburiste do të sigurojë stabilitetin dhe udhëheqjen e nevojshme. Për ekonominë tonë. Për rritjen. Për njerëzit që punojnë. Zgjedhjet e Përgjithshme, tani.”

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:49
Dorëheqja e Liz Truss, kush janë pretendentët për të udhëhequr Britaninë e Madhe, mes tyre Boris Johnson

Që nga momenti kur Liz Truss njoftoi dorëheqjen kanë filluar spekulimet kush mund ta pasojë atë si kryeministre.

BBC shkruan disa prej kandidatëve të cilët mund ta zëvendësojnë Truss, mes tyre kundërshtari i saj për garën e fundit elektorale, Rishi Sunak apo edhe një rikthim i befasueshëm i Boris Johnson nga radhët e konservatorëve. Disa kandidatë të tjerë mund të jenë Penny Mordaunt dhe Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace. Kancelari Jeremy Hunt e ka përjashtuar veten nga gara.

Boris Johnson

Ish-kryeministri i përfshirë nga skandalet Boris Johnson mund të rikthehet. Johnson është i popullarizuar me anëtarët dhe ka ende mbështetës besnikë në Parlament, të cilët mendojnë se ai është shansi i vetëm i partisë për të shmangur fshirjen elektorale.

Fitorja e tij dërrmuese e vitit 2019 tregoi se ai ishte një ‘pasuri’ për konservatorët, por ‘Partygate’ dhe rekordi i tij me ‘COVID’ mbeten rreziqe për partinë. Ai ende përballet me një hetim nëse ai mashtroi Parlamentin lidhur me bllokimit në Downing Street dhe hetimi për pandeminë do të vendosë një shqyrtim të mëtejshëm mbi trajtimin e tij të pandemisë.

Rishi Sunak

Ish-kancelari Rishi Sunak mbeti pas Liz Truss në balotazhin e garës për lidershipin konservator, por ai do të jetë duke qeshur të fundit pasi planet e saj ekonomike u rrëzuan. Sunak fitoi mbështetjen e 137 deputetëve në krahasim me 113 mbështetësit e zonjës Truss dhe aleatët e tij janë ndër ata që janë më kritikët ndaj kryeministrit. Por, ai nuk do të ishte i pëlqyer nga aleatët e zonjës Truss dhe tradhtia e tij e perceptuar ndaj Boris Johnson u shfaq në mënyrë të përsëritur me anëtarët e partisë.

Penny Mordaunt

Udhëheqësja e Commons kaloi në treshen e fundit të garës për udhëheqjen e konservatore, ku fitoi mbështetjen e 105 deputetëve. Ajo doli në mbështetje të Liz Truss sapo u eliminua nga gara. Por të hënën ajo tha se zonja Truss nuk po “fshihej nën një tavolinë”. Një ish-rezerviste e Marinës, zonja Mordaunt ka shërbyer më parë si Sekretare e Zhvillimit Ndërkombëtar dhe Sekretare e Mbrojtjes.

Ben Wallace

Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace është i popullarizuar me deputetët dhe bazën e partisë. Ai vendosi të mos kandidojë për të qenë lider i Tory në verë, por në konferencën e partisë në fillim të këtij muaji, ai tha se nuk do ta përjashtonte si mundësi.

Sipas mediave britanike mbështetësit e Wallace po kërkojnë nga deputetët për të siguruar mbështetjen për të. Wallace këmbënguli se ai dëshiron të qëndrojë në postin e tij, duke thënë për Times sot: “Unë e dua punën që bëj dhe kemi më shumë për të bërë. Unë dua që kryeministri të jetë kryeministër dhe dua ta bëj këtë punë”.

52-vjeçari, i cili ka qenë deputet që nga viti 2005, u vlerësua gjerësisht për reagimin e tij ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Djali i një ushtari me shkollë private ndoqi Sandhurst dhe shërbeu në Gjermani, Qipro, Belize dhe Irlandën e Veriut përpara se të hynte në politikë në fillim të viteve 2000.

S.C/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Misioni: 20/10/2022 16:25

    Kjo e mbaroj misionin pasi u vendos sa për stabilitet pasi vdic mbreteresha dhe erdhi mbreti por shikoni Britania si I nderron politikanet ketu ne shqiperi jane ngjitur prapanica në karrige nuk ikin kurrë

    Përgjigju
  • Duka: 20/10/2022 14:53

    E ashtuquajtura bota perendinore dhe demokratike, perfshire edhe "memen" e parlamentarizmit, pra Angline, te marrin shembull nga lindja. Psh Putini apo siamezet e tij ne Ballkan, Vucic dhe Rama. Te gjithe nen vete, ministra, deputete e zyrtare te tjere , ose vriten, ose korruptohen burgosen apo flaken si lecka. Ama ata vete, jane te pagabushem, te pacekshem dhe kurrkush nuk i sfidon dot.

    Përgjigju
  • trew: 20/10/2022 14:44

    sa te jet putin te gjith do japin dorheqje, ka ngelur vetem plaku i amerikes qe po mbahet ne kembe me shkop

    Përgjigju
    • Endri: 20/10/2022 17:15

      Jeni shtuar ca ju trollet me pagese qe coni uje te xhaxhi Salehu

    • Stokholm sindroma: 20/10/2022 16:27

      O mik po Putin ka shok serbet jo Shqiptarët apo je serb ? Mos u merr me politike kush eshte me Putin eshte anti Albania ! Shqiperia ka Turqi USA UK miq dhe gjermanine pa harruar vellain Italia ! Keto Putin jane kot se Putin me lufte po krijon precedent që merr territor bej zgjedhje fallco dhe beje tëndin! Lufta në Ukrahine do krijoje ushtrine europiane EU !

    • Silvio: 20/10/2022 15:06

      Ke te drejte por kujt i thua idioteve qe mbrojne me fanatizem keta te pa afte te cilet po e cojne boten drejt shkaterrimit per egon e tyre te semure

    • Den: 20/10/2022 14:50

      Te jesh i sigurte o klysh i putinit qe fatin e hitlerit do te kete dhe ai

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja