Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se fondet e ngrira ruse duhet të shkojnë për rindërtimin e territoreve ukrainase.
"Ne sigurisht do të luftojmë për përdorimin e të gjitha aseteve të ngrira ruse, dhe kjo është absolutisht e drejtë", deklaroi Zelensky për mediat.
"Rusia është agresorja. Kjo njihet nga e gjithë bota. Ata e filluan këtë luftë, dhe për këtë arsye është Ukraina që duhet të rikuperohet nga pasojat e agresionit rus", shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Lufta në Ukrainë/ Nisin bisedimet trepalëshe SHBA-Rusi-Ukrainë! Kremlini: Kushti jonë është që ushtarët ukrainas të largohen nga Donbasi









