Presidenti Volodymyr Zelensky, tha se dëshiron të dyfishojë kapacitetet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës gjatë verës, pasi shteti pranoi sistemin e tretë Patriot nga Gjermania më 5 korrik. Moska në pranverë rinisi sulmet e saj ajrore ndaj sistemit energjetik të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë.
Zelensky tha se shteti i tij ka nevojë edhe për të paktën shtatë sisteme Patriot – të prodhimit amerikan – për të mbrojtur veten.
“Ua kam caktuar për detyrë ekipit tim që të dyfishojnë aftësitë tona të mbrojtjes gjatë kësaj vere, kryesisht me Patriot dhe [sisteme] të tjera”, tha Zelensky, duke iu referuar sistemit amerikan, Hawk dhe atij gjerman, Iris.
“Tani ne kemi nisur të shohim rezultate”.
Në komentet e tij, që u publikuan në Telegram, Zelensky tha se Ukraina po ashtu të premten pranoi “ndihmë shtesë” nga Shtetet e Bashkuara, por nuk dha detaje. Ndërkaq, Zelensky po ashtu falënderoi Gjermaninë për sistemin e tretë Patriot që shkoi në Ukrainë.
Kievi shpreson që do të arrijë të marrë më shumë mbrojtje ajrore nga mbështetësit e saj gjatë samitit të NATO-s që do të mbahet në Uashington javën e ardhshme. Një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit tha se Kievi pritet të marrë “lajme të mira” gjatë samitit. Rusia nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe rregullisht përdor arsenalin e saj me raketa dhe dronë për të kryer sulme ajrore nga distanca./REL
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
43.3%
-
Njësoj
22.4%
-
Më keq
34.4%
Vota total: 326
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ukrainë, 5 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në rajonin e Donetskut
28 Korrik, 21:06
-
BE i jep Ukrainës 1.6 miliardë dollarë fonde nga asetet e ngrira ruse
27 Korrik, 19:44
-
Lufta në Ukrainë/ BE transferon 1.5 miliardë euro në Kiev nga asetet e ngrira të Rusisë
26 Korrik, 15:22
-
Lufta në Ukrainë/ Të shtëna mes ushtarëve ukrainas, 3 të vdekur dhe 4 të plagosur! Holanda dhe Danimarka: 14 tanke të reja në Kiev
25 Korrik, 16:28
-
Sulm me dron në portin rus, raportohet për viktima dhe të plagosur
23 Korrik, 11:13
-
Ish-këshilltari amerikan: Trump s’ka ide si t'i japi fund luftës në Ukrainë
21 Korrik, 17:35
-
Shënjestronin vendet e NATO-s, Spanja arreston tre hakera pro-rusë të lidhur me sulme kibernetike
20 Korrik, 17:51
-
Lufta në Ukrainë/ Trump i telefonon Zelenskyt: Unë do të sjell paqe në botë! Më komplimentoi për Kongresin
20 Korrik, 07:22
-
Lufta në Ukrainë/ Raketa ruse godet parkun e lojërave, 3 të vdekur, 5 të plagosur
19 Korrik, 21:21
-
Gjermania planifikon të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën
18 Korrik, 09:44
-
Lufta në Ukrainë/ Medvedev: Hyrja në NATO e Kievit do të thotë luftë globale dhe rrezik i shkatërrimit të planetit
17 Korrik, 14:35
-
Pas konstituimit Parlamenti Europian, pritet të votojë rezolutën për Ukrainën
17 Korrik, 13:13