Zelensky kërkon sërish ndihmë ushtarake nga aleatët: Na duhet mbështetje e fortë, çdo vonesë ka pasoja negative në front

Zelensky kërkon sërish ndihmë ushtarake nga aleatët: Na duhet mbështetje e fortë, çdo vonesë ka pasoja negative në front

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky u ka bërë sërish thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tjerë perëndimorë të zbatojnë marrëveshjet për armët dhe furnizimet e tjera për të ndihmuar Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus.

Zelensky thotë se Ukraina ka nevojë për mbështetje për mbrojtje ajrore, armë më të avancuara me rreze të gjatë si dhe mbështetje për ushtarët në frontet e luftës.

“Këtë javë, rusët kanë lëshuar rreth 30 raketa të llojeve të ndryshme, më shumë se 800 bomba ajrore të drejtuara dhe gati 300 dronë sulmues kundër Ukrainës. Ukraina ka nevojë për mbështetje të fortë nga partnerët tanë për të mbrojtur jetët kundër terrorit rus - mbrojtje ajrore, aftësi ushtarake me rreze të gjatë, mbështetje për luftëtarët tanë. Gjithçka që do të ndihmojë ta detyrojë Rusinë t'i japë fund kësaj lufte” tha Zelensky.

Në një video-mesazh të publikuar në orët e vona të 14 shtatorit, ai tha se “është e rëndësisë kritike që të gjitha shtetet, veçmas SHBA-ja, të zbatojnë menjëherë marrëveshjet e arritura me Ukrainën”.

“Ndikimi duhet të ndihet në front”, tha Zelensky. “Çdo vonesë e pakove ushtarake ka pasoja negative në front. Çdo dërgesë në kohë, dërgesë e shpejt ka ndikim pozitiv”.

Kjo thirrje e bërë të dielën në rrjetin social X, vjen në një kohë kur perëndimi po përballet me diskutime të shumta për ndihmën ushtarake në drejtim të Ukrainës. Kryeministri britanik u takua në Shtëpinë e Bardhë më 13 shtator me presidentin amerikan, Joe Biden, për të diskutuar nëse duhet miratuar kërkesa e Ukrainës për të përdorur armë me rreze të gjatë veprimi kundër caqeve në Rusi, kërkesë e Ukrainës që është mbështetur nga disa zyrtarë të NATO-s.

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s u shpreh të shtunën se çështja nëse duhet të lejohet Ukraina që të sulmojë thellë brenda Rusisë me armë perëndimore me rreze të gjatë veprimi është “një vendim politik”, por nga pikëpamja ushtarake, do të ishte brenda të drejtës ligjore të Ukrainës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cifuti: 15/09/2024 12:56

    Ky ndyresira asnjehere nuk ka kerkuar ndihme qe bota te nderhyj per nje zgjidhje te konfliktit nepermjet dialogut por kerkon vetem leke dhe arme duke menduar se ato do ti jepen pafundesisht nga bota . Rusia eshte superfuqi berthamore dhe nuk ke cfare ti besh o legen , te mashtrojne amerikanet dhe britaniket se do fitosh luften dhe ti mendon se je duke ber ndonje nga ata filmat e tu komike , e shkaterrove vendin dhe i vrave te gjithe bijte e nenave o cifut i felliqur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Sanitarja vjedh banesën e pronarit ku punonte, në ndihmë i shkojnë dy vëllezër! Kopjoi çelësin dhe i informoi për lëvizjet e familjes (VIDEO)

Durrës/ Sanitarja vjedh banesën e pronarit ku punonte, në ndihmë i shkojnë dy vëllezër! Kopjoi çelësin dhe i informoi për lëvizjet e familjes (VIDEO)