Zelensky: Nuk do t'ia japim jugun askujt! Në sytë e ushtarëve shoh që Ukraina do fitojë

Zelensky: Nuk do t'ia japim jugun askujt! Në sytë e ushtarëve shoh që Ukraina do fitojë

"Ne nuk do t'ia japim jugun askujt". Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në një video-mesazh në Telegram , pasi u kthye nga vizita e djeshme në jug të vendit, në Mykolaiv dhe Odessa, dy qendrat strategjike në Detin e Zi, ku u takua me trupat.

 "Ne nuk do t'ia japim jugun askujt, do të kthejmë gjithçka që është e jona dhe deti do të jetë ukrainas dhe i sigurt", thotë Zelensky duke iu drejtuar popullit të tij.

 Presidenti shtoi se ai kishte folur me trupat dhe policinë gjatë vizitës.

"Disponimi i tyre është i sigurt dhe nuk ka dyshim në sytë e tyre se Ukraina do të fitojë luftën kundër pushtuesve rusë," tha ai.


Lajmi kryesor:

Zelensky: Nuk do t'ia japim jugun askujt! Mediat ruse: Komandantët e Azov po dërgohen në burg në Moskë! Lavrov: SHBA dëshiron të heshtë Rusinë, por do të dështojë


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Turi në diasporë, Rama: Mezi pres të takohem me shqiptarët e Greqisë

Turi në diasporë, Rama: Mezi pres të takohem me shqiptarët e Greqisë