Ukraina aktualisht nuk ka forca të mjaftueshme për të rimarrë Donbasin dhe Krimenë me mjete ushtarake, ndaj mbështetet në diplomaci. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë në një intervistë për Le Parisien.
"Në fakt, këto territore tani janë të kontrolluara nga rusët. Ne nuk kemi forcë për t'i ripushtuar. Mund të llogarisim vetëm në presionin diplomatik të komunitetit ndërkombëtar për të detyruar Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve",- tha udhëheqësi ukrainas.
Nga ana tjetër, zëvendësministri i Jashtëm Serghei Ryabkov tha se Rusia është e gatshme të "shqyrtojë çdo propozim" nga SHBA të "servirur" nga Keith Kellogg, i dërguari i ardhshëm i Presidentit Donald Trump për Ukrainën, si dhe për një "kthim në të paktën njëfarë normaliteti në marrëdhëniet midis Moskës dhe Uashingtonit".
Ai shtoi se nuk kishte ende asnjë informacion mbi iniciativat e Kellogg.
Agjencia mediatike Bloomberg pretendon se se Kellogg planifikon të udhëtojë në Kiev muajin e ardhshëm dhe është i hapur për mundësinë e takimeve në Moskë, nëse ftohet.