Shefi i ushtrisë së Ukrainës Valery Zaluzhny u shkarkua ditën e djeshme nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, pas mosmrrëveshjeve mes dy udhëheqësve.
Vitali Klitschko, kryebashkiaku i Kievit dhe një figurë e shquar gjatë luftës në Ukrainë, u ka bërë thirrje autoriteteve që t'i japin publikut "shpjegime për ndryshime të tilla".
"I jam mirënjohës gjeneralit Valery Zaluzhny për shërbimin e tij ndaj Ukrainës dhe përkushtimin për mbrojtjen e kombit tonë. Falë tij, ukrainasit kanë dhënë besim të vërtetë në Forcat tona të Armatosura, të cilat aktualisht gëzojnë nivelin më të lartë të besimit të publikut," -tha ai.
"Unë besoj se autoritetet do t'i japin publikut shpjegime për ndryshime të tilla," -shtoi Klitschko.
Kryebashkiaku theksoi se gjatë luftimeve të ashpra dhe nevojës për të mbajtur një bashkëpunim efektiv me partnerët e huaj, uniteti i shoqërisë ukrainase mbështetet në autoritete të besueshme.