
Në një takim në Kiev, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky informoi kryeministrin e Polonisë Mateusz Morawiecki, kryeministrin e Republikës Çeke Petr Fiala dhe kryeministrin e Sllovenisë Janez Jansha për agresionin rus dhe situatën e përgjithshme të sigurisë në vend.
"Sa për armët kjo situatë, që kemi tani, është e rrezikshme. Në përgjithësi, është e rrezikshme në vend. Ne përulemi para jush për këtë vizitë. Sot, për shembull, disa lagje banimi në Kiev u granatuan. Ata gjuajnë në të gjitha territoret, në Ukrainën perëndimore, në rajonin e Lviv”, tha Zelensky.
Ai u tha zyrtarëve të huaj se rusët ndoshta mendonin se njerëzit do t'i prisnin me kënaqësi. Atyre iu duk se një përqindje e caktuar e popullsisë do t'i mbështeste.
Zelensky gjithashtu informoi se në mesin e trupave ruse në Ukrainë kishte përfaqësues të vendeve të tjera.
"Ata flasin një gjuhë që ne nuk e kuptojmë. Domethënë janë marrë ose nga Siria ose nga diku tjetër," shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Rusët mbajnë 400 pengje në spitalin e Mariupolit! Negociatat rinisin nesër, Kievi: Ka hapësirë për kompromis! Mbërrijnë në Kiev 3 kryeministra të BE! NATO mblidhet më 24 mars









