Lindi në një fshat të varfër malor në verilindje të Elbasanit, në një vend me pyje, pisha, liqene të kthjellëta, lëndina të blerëta, mijëra aroma, miliona ngjyra. Kur u bë njëzet vjeç vendosi të zbriste nga ai vend i lartë dhe i pastër por i pa jetueshëm, në një vend më të ulët, më pak të pastër, por të jetueshëm.
Marrja e këtij vendimi j'u shoqërua me rrahje të pazakonta zemre.
Megjithatë zbriti.
Nuk zbriti kuturu, zbatoi një strategji. Zgjodhi me kujdes një tokë të askujt rrëzë malit, pjesën e epërme të pa arritëshme nga përmbytjet dimërore në një gji të Shkumbinit.
Aty ngriti një shtëpi.
Aty u martua.
Aty bëri pesë fëmijë; tre djem, dy vajza.
Gruaja i vdiq herët. Fëmijët ja la të vegjël.
Të rrahurat e zemrës iu shpeshtuan.
Pas fatkeqësisë me gruan i ndodhi befas një fatmirësi; Mes lumit dhe malit, me vullnetarë uluritës dhe buldozerë të potershëm, u ndërtua hekurudha. Traseja që ndau lumin nga gjiri ku ishte shtëpia, i solli befas një të mirë të madhe, i zgjeroi pjesën e thatë të gjirit, hapësirën jetike të familjes.
Ky fakt lumturues ia shtoi edhe më të rrahurat e zemrës.
/Shqiptarja.com