Zeni Ballazhi: Denigrohet logoja
​e 100-vjetorit të Pavarësisë

Zeni Ballazhi: Denigrohet logoja<br />​e 100-vjetorit të Pavarësisë<br /><br>
Logoja e 100-vjetorit të Pavarësisë po keqpërdoret nga individët, bizneset dhe institucionet e Shqipërisë e të Kosovës, duke e denigruar tërësisht simbolikën që ajo mbart.

Imazhet që denigrojnë simbolin kombëtar i gjejmë të fotografuar edhe në ekspozitën personale të artistit kosovar Zeni Ballazhit, autorit të kësaj logoje

Në këtë ekspozitë kam futur edhe një pjesë të punës time, e cila ka qenë për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, e kthyer, nënkuptohet, pas pesë vitesh në një formë të instalacionit, e cila dokumenton një pjesë të gjithë kësaj periudhe dhe të pjesës tjetër se si është shfrytëzuar kjo logo e 100-vjetorit, ndoshta do të thosha dhe është shfrytëzuar ose dhe keqshfrytëzuar", u shpreh Ballazhi.

I pyetur se si është keqshfrytëzuar, artisti Ballazhi thotë se “Është keqshfrytëzuar për disa arsye se, përveç të drejtave të autorit që nuk respektohen, është edhe ajo pjesa tjetër që tregon sesa sa janë të aftë ata për ta shfrytëzuar, apo se ku do të shfrytëzohet. Ka raste kur është shfrytëzuar edhe në letra kuzhine apo në forma të ndryshme. Kjo logo është një vulë, një gjurmë që do të mbetet dhe do të jetë pjesë e historisë së Shqipërisë”, thotë Ballazhi.

Ndërsa i kujtojmë artistit se denigrimi po ndodh edhe me simbolet e tjera kombëtare si shqiponja e flamuri, ai sjell në vëmendje një detaj:

Dje kalova nga sheshi (Pedonalja) dhe pashë shitësit se si e shesin flamurin shqiptar. Nuk më erdhi mirë kur e pashë në një shportë të plehrave ku ishin renditur flamujt për tu shitur”, thotë Ballazhi

Zeni Ballazhi ka sjell në Tiranë ekspozitën “Pa titull” për Natën e bardhë.

Artisti prezanton nëpërmjet artit të tij rindërtimin shpirtëror të unitetit të njeriut, ku synon t’i japë atij energji dhe tension, për të transformuar raportin personale me botën.

Vizionin e tij mbi artin bashkëkohor Ballazhi e prezanton në Tiranë përmes disa mediumeve si: video-instalacion, pikturë, disenjo, fotografi, skenografi filmi e teatri, land art e më gjerë.

Në mbrëmjen e “Natës së Bardhë”, deri në orët e para të mëngjesit publiku do të ketë mundësi të vizitojë, jo vetëm këtë ekspozitë, por ët gjitha ato që gjenden në sallat e tjera Galerisë Kombëtare të Arteve.

[gallery]24945[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë

Paris 2024/ Mundësi Dudaev fiton pa u ndeshur, në drekë përballet për medaljen e bronztë