Zëri i Amerikës: Spitalet në Shqipëri të mbingarkuar me pacientë të Covid-19

Zëri i Amerikës: Spitalet në Shqipëri të mbingarkuar me pacientë të Covid-19

Në Shqipëri, pandemia Covid-19 vazhdon të përhapet në të gjitha moshat dhe krahinat. Tirana është qyteti më i prekur nga virusi për shkak të numrit të madh banorëve.

Në kryeqytet janë vendosur edhe dy spitalet Covid, Infektivi dhe Sanatoriumi, të cilët mjekojnë një numër pacientësh përherë në rritje.

Një pacient me Covid vetëm 29 vjeç i dha fund jetës sot në orët e para të ditës, duke u hedhur nga katet e sipërme të spitalit “Shefqet Ndroqi”, ku po mjekohej prej 4 ditësh.

Pas Spitalit Infektiv në Qendrën Universitare Nënë Tereza, është spitali i dytë Covid “Shefqet Ndroqi”, i njohur si Sanatoriumi, ai që po mban gjithashtu mbingarkesë të pazakontë pacientësh të infektuar nga koronavirusi.

Vdekjeve nga sëmundja sot iu shtua në spital edhe një vetëvrasje. Një pacient 29 vjeç nga Durrësi i dha fund jetës sot në orët e para të ditës duke u hedhur nga katet e sipërme të ndërtesës.

Përfaqësuesit e spitalit universitar deklaruan se i riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e qëndrueshme.

Por mjekët thanë se janë organet e specializuara ato që po hetojnë mbi arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, dhe se ata kujdesen me përkushtim për shërbimin shëndetësor.

Sipas njoftimeve zyrtare, mosha mesatare e pacientëve me Covid është 47 vjeç.

Afro 20 për qind e të prekurve u përkasin moshave 55-64 vjeç, por po aq, rreth 20 për qind të tjerë janë pacientë të moshave të reja 25-34 vjeç.

Edhe sot përreth Sanatoriumit kishte një numër të konsiderueshëm forcash të rendit dhe familjarësh, të parët për të vendosur rregull dhe rritur sigurinë, të dytët për të ndihmuar sadopak nga jashtë e në distancë njerëzit e shtëpisë të shtruar aty.

Në Sanatorium janë të shtruar dhjetëra pacientë, disa janë të intubuar dhe disa në terapi intensive. Disa dhjetëra të tjerë, nuk janë konfirmuar pozitivë, por kanë të gjithë simptomat klinike të sëmundjes.

Kur dolën rastet e para me COVID në pranverë dhe nga vdekja e parë më 11 mars, sot pas afro 5 muajsh, numrat në Shqipëri janë mbi 208 të vdekur dhe mbi 6 mijë e 500 të infektuar.

Në 24 orët e fundit 154 raste dhe 5 viktima

Rastet e reja shënuan sot një tjetër kuotë të lartë si dhe 5 viktima të tjera. Ndërsa testimet po rriten gradualisht, në 24 orët e fundit u konfirmuan 154 të infektuar. Sipas të dhënave të bëra publike të enjten nga Ministria e Shëndetësisë, të prekurit ishin nga 17 qytete të ndryshme të vendit: 84 raste u zbuluan në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë, Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin.

Që prej më shumë se një jave, shifrat ditore të rasteve të reja janë mbi 125 të infektuar. Nga fillimi I pandemisë, deri më tani janë 6971 personat që kanë rezultuar pozitivë ndaj COVDI 19-ës. Rastet shënuan një rritje progresive që prej muajit qershor, kur autoritetet nisën lehtësimin e masave shtrënguese, ndërsa popullata nuk po i përgjigjet thirrjeve për të respektuar masat e sigurisë apo dhe vendimit të fundit për përdorimin e detyrueshëm të maskave në mjedise të mbyllura.

Në të gjithë vendin janë 3192 personat aktivë. Më shumë se gjysma e tyre janë në Tiranë, ndërsa 377 raste janë në Durrës dhe 273 në Shkodër.

Situata paraqitet kritike sa i takon humbjes së jetëve mes personave të prekur. Pesë viktimat e 24 orëve të fundit ishin një 62 vjeçare nga Tirana, një 63 vjeçare nga Tirana, një 70 vjeçar nga Korça, një 74 vjeçare nga Shkodra, një 83 vjeçar nga Pogradeci. Në total janë 218 ata që nuk kanë mundur t’ja dalin në përballjen me sëmundjen.

Në të dy spitalet e kryeqytetit edhe numri i të shtruarve vijon të mbetet në kuota të larta. Sipas të dhënave të bëra publike pasditen e së enjtes, janë 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID 19. Prej tyre 15 janë në terapi intensive, ndërsa 4 pacientë janë të intubuar. Përveç tyre disa dhjetëra të tjerë gjenden gjithashtu të shtruar, pasi konsiderohen të dyshuar si të prekur nga virusi i rrezikshëm./VOA

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agjenti: 13/08/2020 22:54

    Shumica e shifrave jane genjeshtra, po sapo erdhi drejtori i ri filloj VOA ose Zeri Amerikes ti bej hyzmetin Klanit qe vjell vetem vrere dhe do te nxije Shqiperine.Dhe te gjithe shqipetaret e dine kujt i sherben ky klan.

    Përgjigju
    • Populli: 14/08/2020 09:16

      Na e trego ti pra si eshte gjendja? Ka ilace mjaftueshem per te gjithe, ka aparatura mjaftueshem se ne lajmet e tv te tjera njerzit kane dal e thone qe po ua blejne vete maskat e oksigjenit, ka mjaftueshem personel per t'u kujdesur, ka ushqime mjaftueshem se prap ne nje media tjeter u kap 1 familjare duke dhene lek nen dore per te afermin e saj!!! Pergjigju ketyre pyetjeve dhe pastaj ngri akuza se po baltosin Shqiperine e "Rilindur"

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'