ITALI - Kënga e interpretuar nga murgesha Cristina Scuccia në ‘The Voice of Italy’ po bën xhiron e botës. Ajo i ka mahnitur të gjithë me zërin e saj, duke argëtuar publikun. Vetëm 5 ditë pasi video është publikuar në Youtube, ajo ka arritur më shumë se 19 milionë klikime.
Motra Cristina Scuccia interpretoi këngën 'No one' të Alicia Keys në 'The Voice of Italy'.
Juria e emisionit muzikor nuk i besonte syve kur pa se në skenë ishte ngjitur një murgeshë, e cila kishte bërë për vete të gjithë audiencën. Ajo shoqërohej edhe nga 3 murgesha të tjera, të cilat ishin shumë të gëzuara nga interpretimi i koleges së tyre.
E ndërsa Motra Cristina Scuccia po "pushtonte" skenën me talentin e saj, juria po pyeste me skepticizëm nëse ishte me të vërtetë murgeshë, apo thjesht ishte veshur si e tillë.
Vetë Motra ia pohoi jurisë se është murgeshë duke i thënë: "Jam me të vërtetë një murgeshë. Erdha këtu sepse unë kam një dhunti dhe dua ta ndaj atë me ju".
"Po të të kisha dëgjuar ndonjëherë në meshë, do të vija gjithmonë në Kishë. Unë dhe ti jemi si djalli dhe uji i shenjtë", tha reperi italian J-Ax, anëtar i jurisë së 'The Voice of Italy'.
Pasi u pyet nga juria se çfarë do të mendojë Vatikani për këtë performancë të saj, murgesha 25-vjeçare u përgjigj: “Shpresoj që Papa Francesku do të më telefonojë tani”.

Foto të tjera
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO