'Zero kosto, zero ecejake, zero ryshfet', Rama: Si të aplikoni për lejet në plazh (VIDEO)

Nga 1 qershori subjektet që do të aplikojnë për një stacion plazhi e bëjnë atë në përmes aplikimit online në e-albania. Kryeministri Edi Rama shprehet se kjo është një procedurë e thjeshtë dhe që siguron transparencë, shmang zvarritjet  e së shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike.

Kjo mënyrë për Ramën nuk ka kosto, ryshfet dhe ecejake që kanë ekzistuar një vit më parë.

"Në e-Albania, aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, për të garantuar sa më shumë siguri në mbrojtjen e shëndetit dhe për të mos lejuar më zaptimin e plazheve që për 30 vjet u ka nxirë pushimet njerëzve të këtij vendi. Subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx… për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit. Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni. Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike. Ndiqni videon e mëposhtme me të gjitha sqarimet e nevojshme! Zero kosto, zero ecejake, zero ryshfet!", shkruan Rama.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Leri: 04/06/2020 14:58

    Komunizmi dhe diktatura nuk ka bri si te lopes qe te duken ,por keshtu duket si sot Mer leje Te vech ne park,mer leje te blesh buk Sot e kan radhen burat te dalin e neser e kan grat E pasneser me kemb e pastaj me bichiklet Tani do leje per ne plazh Prite kur te fut ne burg edhe ata qe lahen ne per lumenj Ky kryeminister nuk eshte normal Por gjen njerez bageti si neve edhe frikacaker si neve Qe nuk shkojem dot ne banjo

    Përgjigju
  • Mondi: 03/06/2020 20:19

    Z.kryeminister po per te fjetur me grat duhet te aplikojme tek e-albania

    Përgjigju
  • Tirona: 03/06/2020 20:12

    z.Kryeminister! Mbaj fjalen , ke thene qe plazhet publike nuk do kene 20% por me teper.Me 20% qe I keni lene publikut nuk do te kete ,jo hapsira per tu argrtuar ,por nuk do kete hapsire per te shtruar peshqirat e plazheve apo karriket portative .Nje pushues rezervon nje dhome hoteli, dikush nje apartament,nje tjeter ka apartamentin e tij privat qe sezonin veror e kalon ne bregdet, po ti shikojsh jane me mijra pushues te tille ku nuk deshirojne te qendrojne ne cadrat dhe shazllonet private,sepse nuk deshirojne te qendrojne gjithe diten tu u pjek ne diell , deshira e tyre eshte te qendrojne 2-3 ore ne breg te detit , ku do ta gjejne mundesin per te ulur karriken apo peshqirin e plazhit ne ate 20 % te hapsiresh qe I keni lene publikut………….. Ministri I Juaj duhet te futet ne youtube dhe te shikoj se si administrohen bregdetet neper vendet e ndryshme te botes, shikoni si menagjohen plazhet ne SHBA, hotelette medha dheluksoze qe mbushen me mijra pushues, perballe tyre kane te vendosur jo me shume se 20-apo 30 shazhllone, ndersa e gjithe pjesa tjeter shfrytezohet nga plazhi publik.Te jeni te sigurte se sa me pak cadra te kete biznesi privat dhe sa me shume hapsira te kete per plazhin publik, biznesi privat do te kete me shume xhiro, se pushuesi do te qendroje dy ore ne plazh dhe disa ore duke konsumuar dicka tek tavolinat brenda lokalit te biznesit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës