Pas urdhrit të ministres teknike të Arsimit, Mirela Karabina për zëvendësimin e 4 anëtarëve të Bordit të Administrimit në Universitetin e Tiranës, gjashtë dekanët kanë shprehur përmes një letre shqetësimin ndaj këtij vendimi.

Në letrën e dekanëve drejtuar kryetarit të Bordit të UT, Ervin Demos, thuhet se urdhri i ministres Karabina është jotransparent, ndaj duhet t’i kthehet mbrapsht pasi prek autonominë dhe reputacionin e UT.

Ndërkohë që vendimi për zëvendësim është marrë gjatë kohës kur bordi i Universitetit është me pushime.

Pas kësaj, ka reaguar edhe kreu i bordit, Ervin Demo përmes një letre dërguar Ministres Karabina, teksa kërkon vlerësimin me objektivitet të vendimit të marrë për ndryshimin e anëtarëve të bordit të administrimit.

“Shkresa juaj mbetet pa vlerë ligjore dhe anëtarët e Bordit të Administrimit mbeten të pandryshuar” – shkruan Demo.

letra 1 rektoret

letra 2 rektoret
(Letra e drejtuar ministres së Arsimit, Mirela Karabina nga 6 dekanët)

Demo për Report TV: Akti në kundërshtim me ligjin

Kreu i Bordit Administrues të Universiteti të Tiranës, Ervin Demo, në një lidhje telefonike në Report TV ka theksuar se vendimi i zëvendësimit të anëtarë të bordit të Universitetit të Tiranës është në kundërshtim me ligjin e arsimit të lartë.

Demo thotë se këto ndryshime kanë ndodhur në një periudhë kur të gjithë anëtarët e bordit dhe pedagogët e universitetit janë me pushime.

"Për sa i përket aktit të nxjerrë nga ministria, është në kundërshtim për sa i përket se ligjit të arsimit. Ka një praktikë të qartë se si anëtarët e bordit të administrimit vendosen dhe ka disa kritere që duhet të plotësojë. Ne akoma nuk kemi kuptuar se kush ka qenë motivacioni”, ka thënë Ervin Demo, i cili ka shtuar se vendimet e ministres janë nul.

Gjithashtu Demo ka shtuar se situata e krijuar duhet parë edhe nga ana politike, në një kohë ku ministres teknike të Arsimit i kanë mbetur më pak se 3 javë në detyrë, kushdo që të jetë ministri i ri në shtator, do ta anulojë këtë vendim.

“Sot që ne flasim janë miratuar të gjithë anëtarët që përfaqësojnë interesin publik, dhe ndërrimi i tyre në të njëjtën kohë, nuk besoj se është një veprim ligjor. Jemi para një situate e cila sjell konsekuenca juridike dhe dëme ekonomike, ne gjykojmë që ndryshimet janë të paligjshme, ndërkohë që në mënyrë vullnetare , të emëruarit nga ministrja mund të mblidhen dhe të marrin vendime, por institucionet nuk do ti pranojnë”, ka përfunduar kreu i Bordit Administrativ të Universiteti të Tiranës.



Dekani i Ekonomikut, Dhori Kule: Bordi i ri është inegzistentë
Dekani i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, Dhori Kule, gjithashtu ka reaguar në lidhej me zëvendësimin e anëtarëve të bordit të Universitetit të Tiranës.

Në një lidhje telefonike për Report TV, Kule është shprehur se shkresa e ministres për sa i përet zëvendësimit të anëtarëve të Bordit Administrues të Universitetit të Tiranës, nuk njihet nga ky institucion.

“Universitetet kanë autonomi kushtetuese. Ka një mosrespekt të ministres për veten e saj dhe për ata që e kanë vënë . Shkresa  që ka dhënë nuk ka asnjë fuqi në UT, pavarësisht pikave të kontakteve që ajo ka pasur në Universitetin e Tiranës”, tha Kule, i cili shtoi se Universiteti i Tiranës është një simbol dijeje për të gjithë shqiptarët.

“Shqiptarët kudo që janë, Universitetin e Tiranës e kanë simbol të dijes dhe tentativat për të cenuar këtë universitet është vullgare, e pistë për këdo që e merr këtë iniciativë. Bordi Universitetit të Tiranës ka katër anëtarë të zgjedhur nga senati dhe 3 të zgjedhur nga ministria. Ministrja Nikolla ka përcaktuar zv. Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili është përfaqësues si e kërkon ligji, nga pushteti lokal. Dy të tjerët janë drejtorë në ministri. Ligji ka parashikuar shumë qartë që nuk zëvendësohen dot këta, pasi nëse zëvendësoheshin, Universiteti do të bëhej lodër e ministrave teknik që vine e ikin”, tha dekani i Fakultetit Ekonomik.