Zgjatja e afateve të vettingut, PS depoziton propozimin për ndryshimin e Kushtetutës: Të shtyhet 2 vite e gjysmë mandati i KPK

Partia Socialiste ka ndërmarrë hapin konkret për zgjatjen e afateve të organeve të vettingut. PS propozon shtyrjen me 2 vite e gjysmë afati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Lajmi është konfirmuar sot nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

"Doja të ndaj me ju faktin që dje Grupi Parlamentar i PS ka marrë vendimin per te depozituar ne Kuvendin e Shqipërisë nismën e një grupi prej me shume se 1/5 e anëtarëve të Kuvendit të Shqiperisë për të filluar një procedurë të ndryshimit të Kushtetutës me qëllim që ti hapim rrugë zgjatjes së mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Komisionereve Publikë,  si niveli i parë i procesit te Vetingut, duke e shtyre procesin e Vetingut pra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deri me 31.12.2024, duke shtuar edhe 30 muaj të tjera, të cilat unë besoj se janë të mjaftueshme për ta përmbyllur procesin e Vetingut. 

Ashtu sikurse tha edhe Kryeministri Rama sot pas mbledhjes se Kryesisë së PS, kjo është një vijueshmeri e reformes ne drejtesi, është një çeshjte sa teknike aq edhe shumë e rëndësishme, sepse ruajtje e të njëjtit standard në procesin e Vetingut për të vazhduar pastrimin e sistemit të drejtësisë nga ata gjyqtarë apo prokurorë të cilët nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre dhe nuk kanë përgatitjen e duhur profesionale ose për pastërtinë e figurës së tyre dhe i zbulimit të çdo lloj lidhjeje kriminale apo lidhje të tjera. 

Vijimi i procesit te Vetingut me te njejtin standard që është vijuar deri më tani është një domosdoshmëri tek e cila partitë politike duhet të qendrojnë larg, sepse themeli i reformes ne drejtesi ka qene pikerisht heqja e çdo lloj ndikimi qe vinte nga partitë politike.

Procesi ipërzgjedhjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk kalon më përmes vendimarrjeve politike, por është një skemë e re e cila ka filluar të japë rezultate konkrete", ka thënë Balla nga Fieri.

Kryeministri Rama, mëngjesin e sotëm, teksa u pyet nga mediat për një marrëveshje me PD-në për vettingun, tha se zgjatja e mandatit për organet e këtij procesi është një domosdoshmëri dhe Reforma në Drejtësi nuk është diçka për t’u negociuar me opozitën, por është diçka për t’u kryer dhe se nuk ka kthim pas. Kreu i qeverisë tha se kjo reformë është në partneritet me ndërkombëtarët, BE dhe SHBA-në dhe kush i del kundër u del kundër partnerëve ndërkombëtarë.

Në qershor të 2022 Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njohur si vetingu në shkallën e parë, i skadon afati, në një kohë që gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk i janë nënshtruar ende procesit të verifikimit për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Afati i këtij institucioni ishte 5 vite, për shqyrtimin e figurës së afro 800 subjekteve, gjë që nuk u arrit në kohë. Për këtë arsye mazhoranca ka artikuluar se do të kërkojë shtyrjen e afatit të trupës së shkallës së parë të vetingut dhe komisionerit publik, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës që të bashkëpunojnë në këtë aspekt. 

Kujtojmë se ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, një nga hartuesit kryesor të Reformës në Drejtësi tha në Report Tv, teksa u ndal tek debati për zgjatjen e mandatit të KPK-së tha se mazhoranca mbështet këtë alternativë, por kushtetuta ka parashikuar edhe zgjidhjen. Sipas Xhafajt, ku KPK-së i mbaron mandati, puna i kalon KLP dhe KLGJ-së, pos sipas tij mirë do të ishte zgjatja e mandatit pasi kur proces i filluar nga ky komision pra vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve, të mbyllet nga ky komision.

 
Projektligji per shtyrjen me 2 vite e gjysmë të afatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër