Zgjatja e fashave të orarit, Leshaj qytetarëve: Mos abuzoni, qëllimi është tjetër

Zgjatja e fashave të orarit, Leshaj qytetarëve: Mos abuzoni, qëllimi është tjetër

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, iu bëri thirrje qytetarëve të mos shpërdorojnë zgjatjen e fashave të reja të orarit për të bërë lëvizje të panevojshme. Ministri thotë se qëllimi i zgjatjes është që të krijohen lehtësira për vajtjen dhe ardhjen në punë si dhe të mos krijohen radhë në tregje.

Postimi i Sandër Lleshajt

Fashat e reja të kohës së qarkullimit, synojnë lehtësim të vajtjes dhe ardhjes në punë dhe ulje të dendësisë së qytetarëve në tregje dhe në rrugë.

Në funksion të kësaj, Policia do t’i shtojë përpjekjet që hapësirat e reja të përdoren në funksion të frenimit të COVID-19 dhe të mos shpërdorohen nga persona të papërgjegjshëm. Për këtë qëllim janë shtuar kapacitetet e kontrollit me njerëz dhe teknologji moderne.

Qytetarët janë të lutur të bashkëpunojnë me autoritetet në funksion të qëllimit të madh të ruajtjes së jetës.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen